• |
ide | kryesore

Nën hetim 37-vjeçari pasi u kap me 16 mijë euro të padeklaruara në mjetin e tij

Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është vënë nën hetim pasi u kap me 16 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin e tij teksa tentonte të kalonte në Portin e Vlorës. Bëhet fjalë për Indrit Prengën, që iu sekuestrua shuma e parave e gjetur në mjet.

37-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Ndërkohë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për të kryer veprimet e mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *