• |
ide | kryesore

Detajet e atentatit pas mesnate/ Kush janë të dyshuarit e zakonshëm për krimin në Krujë

Arkiva, Kryesore, Lajme
Bami dhe Haka pas vrasjes ne shtepine e Gentian Bejtja


Nga breshëritë e Kallashnikovit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas në fshatin Larush të Krujës mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino, ndërsa u plagosën dy djemtë e mitur të Gentianit. Dyshimet janë se qëllimi i atentatorëve ka qenë pikërisht Gentian Bejtja, por ata nuk janë ndalur edhe kur në oborr ishin fëmijët e tij të mitur.

Një ditë më pas 30 gëzhoja u gjetën pranë shtëpisë. Makinëa e autorëve u gjet në zonën e lapidarit në Tapizë. “Golf 5” i djegur, pa targa ishte vjedhur në Tiranë. Brenda mjetit ishin edhe 3 kallashnikovët, me të cilën u krye vrasja.

Gentian Bejtja dhe kunati i tij i vrare, Ramazan Sina
Gentian Bejtja dhe kunati i tij i vrare, Ramazan Sina

Kush është shënjestra e atentatit, Gentian Bejtja

Shenjëstër e atentatorëve dyshohet se ka qenë pikërisht Gentian Bejtja. Ish-polici u ka shpëtuar disa atentateve ndërsa është përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Në vitin 2016, Gentjan Bejtës iu vendos eksploziv në automjetin e tij, por ai i shpëtoi vdekjes.

Në vitin 2022 kur po lëvizte me makinë më zonën e Larushkut, u qëllua me Kallashnikov nga persona të panjohur, por në momentin e fundit ka devijuar rrugën dhe është futur në një arë.

Bejtja ka qenë i arrestuar bashkë me Enver Stafukën për vjedhjen e makinës që u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Automjeti ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë.

Pas procesit gjyqësor në Durrës, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzën e vjedhjes së automjetit të përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

Por emri i Gentian Bejtes është përmendur edhe më vonë në historinë e zhdukjes së Enver Stafukës.

Lexo edhe: Kurthi/ Kush janë “miqtë” që shoqëruan Enver Stafukën para zhdukjes në Krujë

Të dyshuarit e policisë për atentatin

Policia mori në pyetje tre persona për atentatin. Ata janë Durim Bami, vëllai i tij Valter Bami dhe Marklen Haka, të tre nga Fushë-Kruja.

Durim Bami
Durim Bami

Durim Bami u bë një nga personat më të famshëm të botës së krimit, që kur takoi ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të cilit iu prezantuar si vrasës me pagesë. Bami i rrëfeu disa vite më parë Tom Doshit se ishte kontraktuar për ta vrarë nga njerëz të lidhur me Ilir Metën.

Bami ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Më parë ai është dënuar me 4 vjet burg për pengmarrje. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe eksploziv.

Bashkë me Gentian Bejtjan ai është shfaqur në videon e rrëmbimit të Enver Stafukës, në shkurt të vitit 2015. Rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Stafukës (Video e emisionit KETU) është një nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur në Krujë. Dyshimet janë se Stafuka u zhduk për të mbyllur një herë e mirë disa ngjarje të rënda kriminale, për të cilat viktima mund të rrëfehej.

Marklen Haka
Marklen Haka

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka shpëtoi me një plumb në krah. Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht. Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrestimin e 19 personave.


3 Comments

  1. Kandidati i BF, Fisnik Qosja, në një intervistë menjëherë pas shpalljes së rezultatit tha se objektiv i tij do ishte… zhvillimi i bregdetit.

    Me sa duket, me zhvillim, e ka patur fjalën për vendosje kioskash.

    Ky vendim më poshtë tregon se kryetari Qosja e ka nisur drejtimin e bashkisë duke dhënë një leje të tillë në bregdetin e Golemit.

  2. Ja si Kurti udhëzonte partinë: Shpërndani thashetheme, 40% e popullit janë analfabetë, në pushtet t’i përlyejmë duart e ta mbajmë gjendjen e jashtëzakonshme…!

  3. Durim Bami u bë një nga personat më të famshëm të botës së krimit, që kur takoi ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të cilit iu prezantuar si vrasës me pagesë.

    Ne ke vend te botes ndodh kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *