• |
ide | kryesore

Video/ Piqué, tallet për ndarjen nga Shakira: “Për administrim krize, mund të jap ndonjë leksion”

-Instant, Sport, Video
Piqué


Pas disa muajsh, Gerard Piqué është rikthyer të flasë për fundin e historisë së dashurisë me këngëtaren Shakira. Lidhja e tyre zgjati njëmbëdhjetë vjet, por pati një fund konfliktual. Siç dihet, baza e ndarjes ishte tradhtia e futbollistit ndaj këngëtares kolumbiane. E treta që hyri midis, ishte modelja Clara Chia Marti, me të cilën ish-mbrojtësi është ende në një lidhje.

Episodi lidhet me mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë pas fundjavës së Kings League. Në formatin e krijuar nga Piqué, DjMaRiio u shfaq në lidhje me partneren e tij në dhoma të veçanta.

Lexo më tej: Shakira e të vërtetat e saj: “Tradhtinë e Piqué e mësova nga shtypi, ndërsa babai më la kur kisha më shumë nevojë”

“NËSE DO TË JAP NDONJË LEKSION”

“Po lidhen nga dhoma të veçanta?” pyeti ish-mbrojtësi. Pastaj erdhi përgjigja e direkt të interesuarit: “Po, jemi grindur”. Në këtë kuptim, nuk vonoi edhe përgjigjja sarkastike e ish-lojtarit të Barcelonës: “Nëse doni, do t’ju jap disa leksione më vonë. Duhet të menaxhosh krizat e çiftit, është një moment që kalon”. Në atë moment, youtuberi Ibai Llanos e rriti dozën: “Ti je i zoti për këtë, apo jo?” Një dalje e shoqëruar nga të qeshurat e pjesëmarrësve live. Edhe të vetë Pique.

@todotwitch_ NOOOO IBAI 🤣🤣 #kingsleague #pique #ibai #shakira ♬ sonido original – Todotwitch⚡️


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *