• |
ide | kryesore

Shakira e të vërtetat e saj: “Tradhtinë e Piqué e mësova nga shtypi, ndërsa babai më la kur kisha më shumë nevojë”

-Instant, Sport
Shakira



Shakira u kthye të flasë për fundin e lidhjes së saj me Gerard Piqué. Këngëtarja rrëfeu si e zbuloi tradhtinë e tij në kohën kur babai i saj ishte në terapi intensive. Kolumbiania vitin e kaluar ndërpreu lidhjen e saj historike me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piqué. E gjitha ndodhi për shkak të tradhtisë së tij me Clara Chia. Çifti u nda, por nuk mbetën aspak në marrëdhënie të mira, gjë që e dëshmojnë edhe zënkat e ndryshme që patën këtë vit. Pa harruar këngët e Shakira që flasin për mbrojtësin dhe përgjigjet ironike të Pique. Kjo përveç faktit që këngëtarja ka luftuar për të marrë fëmijët.

Tani në një intervistë për People, këngëtarja rrëfen atë që ka përjetuar: “Nga shtypi mësova se isha tradhtuar, ndërsa babai im ishte në terapi intensive. Mendova se nuk do të mbijetoja dot. Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, më la kur kisha më shumë nevojë për të. Nuk mund të flisja me të apo të merrja këshillat nga shoku im më i mirë, për të cilin pata aq shumë nevojë”.

Lexo më tej: Gerard Pique: Do bëj dhe unë një këngë si Shakira

TRAUMA E TRADHËTISË…

Nuk ishte koha më e mirë dhe as mënyra më e mirë për të zbuluar një fakt të tillë. E siç është normale, Shakira është përshkuar nga ndjenja të fuqishme dhe kontradiktore, disa edhe të frikshme. Siç thotë ylli kolumbian, muzika ishte mënyra më e mirë për t’u shprehur: “Kam kaluar nëpër mohim, zemërim, dhimbje, pranim, zi, shpresë, zhgënjim, përsëri shpresë dhe iluzion. Kaq shumë emocione, ndjesi që nuk e mendoja se mund të bashkëjetonin brenda meje. Munda t’i zbuloja vetëm përmes këngëve, për ta kuptuar veten pak më mirë”.

Këngëtarja e mbylli pastaj intervistën në këtë mënyrë: “Gjithë jetën kam pasur frikë të përballem me gjërat që në fund më është dashur të përballem dhe i mbijetova. Mendova se nuk mund ta bëja, megjithatë qëndrueshmëria e njeriut është e pashtershme, aq më tepër e grave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *