• |
ide | kryesore

Roma i ofroi fanellën e Totti, Chelsea mund ta blejë Dybala për… 12 mln euro

-Instant, Sport
Dybala



Paulo Dybala dëshiron Romën, Roma dëshiron Paulo Dybala por ka një “por”, e madhe 12 milionë euro. Në fakt, kontrata e argjentinasit përmban një klauzolë lirimi me këtë shifër të vlefshme vetëm për klubet e huaja, që mund të ushtrohet deri më 31 korrik. E ndërkohë që Joya po shijon pushimet në Ibiza, Chelsea ka shfaqur interesim. Trajneri i ri Mauricio Pochettino është një admirues prej kohësh i Dybala dhe situata është për tu zgjidhur. Për këtë, menaxherët e lojtarit po planifikojnë një takim me Tiago Pinto.

Sezoni i shkëlqyer – edhe pse i trazuar – i Dybala me verdhekuqtë konfirmoi cilësinë e lojtarit. E interesi i Blues, por edhe i Manchester United dhe Tottenham është një shenjë e qartë për këtë. Klauzola e lirimit prej 12 milionë euro është një ‘thërrime’ për klubet e Premier League. Për momentin vetëm vullneti i Dybala për të vazhduar udhëtimin e tij në Romë i ka mbajtur larg klubet më të pasura. Megjithatë, kontrata duhet të sistemohet, argjentinasi e di dhe Tiago Pinto gjithashtu.

Lexo më tej: Dybala rrëfen raportin me Cristiano Ronaldo dhe ngjarjen në avion: “Një herë i thashë se e urreja”

Nga njëra anë, është një mundësi për Dybala që të kërkojë një rregullim të pagës nga 4.2 milionë euro aktuale në sezon në të paktën 6. Nga ana tjetër ekziston mundësia që Roma ta eliminojë plotësisht këtë klauzolë lirimi, duke shmangur shitjen e lojtarit në Premier League. Prandaj, në ditët në vijim pritet një takim mes palëve për të diskutuar situatën. Interesi i Chelsea është real dhe vullneti i lojtarit përballë një pagë shumë më të konsiderueshme mund të lëkundet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *