• |
ide | kryesore

Dhuna barbare në Krujë, vëllai i deputetit të PS me pistoletë në dorë, hesht Policia e Shtetit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dhuna barbare në Krujë, vëllai i deputetit të PS me pistoletë në dorë, hesht Policia e Shtetit (VIDEO)



Lapsi.al siguron pamjet e dhunës barbare që pjesëtarë të fisit Rraja në Krujë ushtrojnë ndaj dy personave. Shkak mësohet se është konflikti për një gurore. Me shkopinj bejsbolli ata dhunojnë dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë.  Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave.

I përfshirë në sherr ishte edhe vëllai i deputetit të PS-së, Rahman Rraja. Sic shihet nga pamjet një prej personave shfaqet me pistoletë në dorë. Ai është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS, Rahman Rraja. Personi me bluze të zezë dhe shkop bejsbolli në dorë është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së

Çuditërisht Policia e Shtetit kujdeset maksimalisht të thotë që Rrajat kanë leje për guroren, por deri më tani nuk kanë kryer asnjë arrestim për dhunën barbare ndonëse të gjithë dhunuesit janë lehtësisht të identifikushëm. Çfarë i mbron? Me siguri është pushteti politik që buron nga deputeti dhe qeveria e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Më poshtë njoftimi i thatë i Policisë së Shtetit për ngjarjen e një dite më parë në Krujë.

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.



15 Comments

    1. Rahman,Ramazan,Rexhep,Xhevdet…v.k…….Liri Demokraci…pijini lengun shtetit ligjor qe gjoja trumbetojne likehajduti salehu dhe ramuti….ata mbreterojne kurse ne leme koken per ta.

  1. Epo turp ti vije te lenduarve po nuk moren hak. He se tani lejohet, se Rama e institucionalizoi Kanunin dje.Kur i konvenon thirret ne kanun, kur do te hiqet si europian e te jeret ti paraqese si primitive, hiqet si kozmopolitans.

  2. Policia thote se eshte sherr midis 2 viktimave dhe 3 agresoreve. Nderkohe, nga video duket qarte se jane 2 viktima dhe 7 apo 8 agresore. Pse i fal dhe ben sikur i harron policia 4 agresore te tjere? Kush jane ata? Pse i justifikon shteti? Na dine per budallenj?

  3. Keto bijte e kurves te Rrajave jane dora e fshehte e PS NE KRUJE DURRES DHE TIRANE.
    Jane ato qe ne kohe te komunizmit ishin spiun me 89 leke ….
    Do i vije fundi dhe ketyre shpejt ….

  4. Policia thote se eshte sherr midis 2 viktimave dhe 3 agresoreve. Nderkohe, nga video duket qarte se jane 2 viktima dhe 7 apo 8 agresore. Pse i fal dhe ben sikur i harron policia 4 agresore te tjere? Kush jane ata? Pse i justifikon shteti? Na dine per qorra?

    1. Kur i fali heren e pare dhe te dyte, normal qe do i fal edhe kesaj here dhe herave te tjera ne vazhdim, se po mos ti falte heren e pare, sdo kishte as here te dyte.

  5. Po ça polici leshi.Ata janë të gjithë grup të bashkuar rreth rilindjes e Ramës.Jemi në diktaturë.Dhe të reagojë Rama nuk e bën dot se pjekin për së gjalli.

  6. SPAKUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU ku jeni ????? A jeni njerez ne rradhe te pare apo cfare…. ???? Keto pamje duhet tju kishin ngritur sot dhe te kishit vene ne PRANGA TE GJITHE FISIN RRAJA. Kush jane kta moreeeeeee ????? O kryeminister mblidhi dhe lidhi rrugacet e tu se ato shkopa do kthehen mbrapsht dhe jo nje e dy e pese por nuk dihet se sa dhe kujt !!!!
    Kjo video te ben te dridhesh por edhe te te ngrihen qimet e kokes perpjete. Kush jane keta laskare, 7 vete kunder nje te pambrojturi me shkopa e dhune ekstreme.
    O kryeminister i papergjegjshem, o shites pordhesh po vazhdove me kete menyre, pra te promovosh kriminele e rrugace, e te heshtesh do te te kthehen ty mbrapsht, ishalla vetem ty dhe askujt afer teje

  7. Ska polici shteti sepse nuk shtet pik se pari. Ajo qe quajne polici eshte thjesht nje gruo rilindas me uniforme. Ketu duhet permbys kjo bande narcotrafiku qe ka blere dhe vjedhur pushtetin qe tju fusesh ato rrovole ne bythe pastaj. Perndryshe, prisni se e keqja ska fund.

  8. Duhet te behet patjeter proteste qytetare per kete rast edhe cdo rast te tille. Banoret e zones duhet te reagojne te gjithe

  9. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë

    o Juqifte Kina robt ku ti keni. Kushdo te kene qene “rrethanat” ata bandite me shkopa bejsbolli duhet arrestyar dhe futur brenda per tentative vrasje me paramendim. Fajin se keni ju po mediat e shkerdhyera qe shiten per nje sufllaqe dhe ne vend te bejne analize te ngjerjes bejne thjesht shkruesin e kronikes dhe me kaq puna e tyre quhet e bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *