• |
ide | kryesore

BIRN: Ahmetaj, zyrtari më i lartë në tre dekada i akuzuar për korrupsion

Lajme, Të fundit
ahmetaj



Arben Ahmetaj, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me arrest dhe akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve, tre kontrata famëkeqe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë dërguar sakaq pas hekurave edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako krahas shumë zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur të hënën se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt me qëllim arrestimin e tij.

Në bazë të hetimit, SPAK tha se “ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit: Arben AHMETAJ”.

Ahmetaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat.
Detajet mbi akuzat nuk janë të ditura dhe shkresa e kryetarit të SPAK Altin Dumani për Kuvendin e Shqipërisë nënvijëzon nevojën “për të ruajtur sekretin hetimor” dhe kërkon që procedura e shqyrtimit të dokumenteve nga Këshilli i Mandateve të bëhet pa praninë e publikut për shkak se, sipas Dumanit, hetimet vijojnë për persona dhe fakte të tjera.

Arben Ahmetaj, 54 vjeç, ka qenë drejtues i administratës tatimore dhe më pas, zëvendësministër, gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste 1997-2005. Ai u përball me akuza për korrupsion pas rënies nga pushteti në vitin 2005, në lidhje me skandalin e Albtelecom, kompanisë në atë kohë shtetërore të telefonisë, nga e cila u transferuan miliona euro përmes kontratave fiktive të interkonjeksionit me operatorë ruralë. Ahmetaj doli i pafajshëm në atë kohë. Ahmetaj deklaron se ka një pasuri familjare prej rreth 3 milionë eurosh.

Pas rikthimit të socialistëve në pushtet, në vitin 2013, ai u bë fillimisht Ministër i Ekonomisë dhe i Sipërmarrjes dhe më pas, Ministër i Financave. Ai u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Qeveria shqiptare akordoi një kontratë për ndërtim inceneratori në Elbasan në vitin 2015 me procedurë emergjente, e cila më pas u konsiderua si e paligjshme. Dy kontrata pasuan për një incenerator në Elbasan dhe një në Tiranë, e cila vijon të jetë aktive.

Aktualisht në burg nën gjykim gjendet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili përballet me akuza korrupsioni dhe pastrimi parash si dhe Alqi Bllako, ish-sekretar i përgjithshëm në ministri dhe ish-deputet, nën akuzën për korrupsion.

Ahmetaj është zyrtari më i lartë në gati tre dekada që përballet me akuza për korrupsion./Reporter.al/



10 Comments

  1. KETO JANE LOJRA!!!!!!!!

    KJO HISTORI KA QE NE VITIN 2020

    DUHET TE KONFISKOHET CDO PRONEE PASURI!!!! TAHIRI CFARE PESOI????????

    AI ESHTE DENIMI ME I MADH DHE I VERTETE!!!

    BURG DUKE MBAJTUR VJEDHJET ESHTE PUSHIME!!!!

  2. Në fund ashtu si me Sajmir Tahirin SPAK-KAPAKU do të çojë gjysëm dhe çerek prova në gjykatë dhe gjykata e rilindur do ti rrezojë të gjitha akuzat për korrupsion e pasurim të paligjshëm dhe do ta dënojë nja tre vjet VETËM PËR SHPËRDORIM DETYRE.
    Dmth nuk ka sekuestrim të vilave dhe miliardave të zhvatura këtij populli të mjerë por vetëm nja dy vjet burg me kushte speciale po nga taksat e mjeranëve!

  3. Me 500 milion € te vjedhura edhe bufi e njeh kete hajdut! Madje aq hajdut eshte sa vodhi dhe 200 milion $ te gruas se Edit qe u “humben” ne banke Singapori! Vetem per ceshtjen e parave qe humbi ne Singapor po e denon Edi, asgje tjeter! Po Edi Rama qe ka 10 miliarde euro pasuri kur e ka rradhen? Rama dhe vetem Rama vazhdon vetem nga inceneratoret ne gjyq paguan cdo dite 80 mije euro! Ben Ahmetaj eshte kocke pule para Edi Rames per vjedhjet!

  4. Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.E ben drejtesia dhe jo rama o shkulLlak,ti kujton salihun,nuk jane njelloj,lindi dhe salihu i vogel por me shpellkar e cecen se i madhi,ti o maloku i vogel i salihut i ores 17:02 shko shkerdhe motren mamin e vajzen se gruan ta shkerdhejne shpellkaret e foltores

    1. O rropshi, une jam nga Tepelena! Po e do emrin ta jap e te vij te qij gjithe fisin e ca te permban pragu, me moter, vajze, grua e ta mbush koken me plumba! Kar me zile, bej presion te ndonje i lodhur se une kam 200 veta ne pune! Lexo mire hajdut te Rilindjes, Arbeni ne burg te veje por te shkoje Rama se ka vjedhur dhe bilen tende qe qifsh veten me luge! Ka jugu plot miq ne veri, qe e urrejne Rama hajdutin! Dhe une kam qene pjese e PS dhe i di mire ca thuhet aty ende kush vjedh, sa ka vjedhur! Nuk jemi te gjithe socialistet pro vampirit gjakpires Edi Rama, kupton ka dhe njerez me dinjitet ky vend e jo qorra bq si ty jashte realitetit!

  5. SPAKU kerkon ta arrestor nga njera ane,nga ana tjeter baxganaku I Tom Doshit ( Artan Hoxha ) deklaroi 3 ore me pare te suvellau I tij Mero Gelbaza se tigri ia ka mbathur ka ikur per te kerkuar azil politike ne nje shtete te BE ! Pas nje ore Mero Gelbaza e hoqi nga pacaurja e tij TEMA deklarimin e tij ! Po perse e fshiu declaraten e spiunit Artan ? Do qe ta shpetoj se po I vjen rrotull arrestimi edhe ketij balfe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *