• |
ide | kryesore

Prangat e komanduara/ SPAK kërkon arrestimin, Rama e çon Ahmetajn drejt burgut

Lajme, Të fundit
rama-ahmetaj-arrest


Me sa duket edhe me Arben Ahmetajn do të vijojë historia, e atyre që përfundojnë në burg, pasi i lëshon Edi Rama. Njësoj si me Sajmir Tahirin e shkarkuar, me Lefter Kokën që e detyruan të dorzojë mandatin e porsa fituar, apo me Vangjush Dakon e mënjanuar edhe ish zv kryeministrin e presin prangat, pasi shefi i tij e shkarkoi nga detyra, madje deklaroi publikisht se “po të ishë unë prokuror do të përfundonte keq”.

Këtë fillim jave në Kuvendin e Shqipërisë ka shkuar kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Duke qenë se formalisht Ahmetaj është ende deputet SPAK ka dorëzuar kërkesën për të marrë “OK” nga Kuvendi për arrestimin e tij nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e inceneratorëve.

Lexo me tej:

Dokumenti/ SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt të premten 

Ndaj ish numrit dy të qeverisë dhe deputetit janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij. Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal dhe të celularëve të tij.

Më herët SPAK ka kontrolluar dy banesat, atë të partneres së Ahmetaj, Erjola Hoxha në Hamallaj dhe një vilë në zonën e Palasës që mendohet se disponohet nga ish-bashkëshortja e tij.

SPAK: Këto janë tre akuzat për Arben Ahmetajn

Pak muaj më parë disa media pranë qeverisë që patën si lokomotivë të tyre Top Channel, filluan një fushatë nxjerrjeje faketesh dhe akuzash kundër ish zv kryeministrit. Nisur nga prezumimi se ato nuk bëjnë asgjë pa lejen e zyrës së shtypit të kryeministrisë u ngrit dyshimi se Ahmetaj po goditej drejtpërdrejt nga Rama i cili sapo e pati shkarkuar.

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt 

Një version në formë thashethemnaje qarkullonte prej kohësh në qarqet më të larta të Rilindjes, sipas të cilës Ahmetaj, pas prishjeve të pazareve mes tyre, kishte tradhëtuar shokët dhe i kish servirur opozitës materialet korruptive të dosjes së inceneratorëve. Edhe sulmet ndaj tij komentoheshin si të sponsorizuara nga bosët e inceneratorëve që janë shpallur në kërkim po ende vazhdojnë të përfitojnë paratë e buxhetin përmes financimit të inceneratorit të Tiranës. Këto dyshime përputheshin edhe me degradimin që i bëri kryeministri Rama gjë që gati legjitimoi burgosjen e tij.

 

©Lapsi.al


27 Comments

        1. Berishen ??? me ca akuze? me shpifjet e meros ? o shoku berisha mund ta kesh inat , te virgjer ska ne politike, por ta kesh te qarte qe Berishen nuk e ka terhequr paraja noi her, motivimi i berishes ka qene lidershipi , emri i tij dhe pushteti qe ai ka, Berisha ska lidhje me qelbesirat e e ridhjerjes apo fatos nanos qe vjedhin dhe breket e pensionisteve.

          Berisha eshte kategori tjeter, nuk matet me ordinere, eshte njeri i pushtetshem qe ka haracet e veta dhe ai, por jo vjedhje, korrupsion, dorge, trafik, prositucion, keto i ben vetem edi rama si kontigjent krimi,

          skishte shanse rrahman rraja me dal deputet nga PD , as Prenga , doka, Doshi, Frroku, Cyrbja, Ornaldo Aqif Rakipi , apo Qazim Sejdiu etj etj krimba te ndyre qe sala i shkelte me kembe e si qaste te porta e PD.
          e ke ngaterru me narkoshtetit e rames

    1. Dy standartet e SPAK.
      Arreston majtas.
      S’ja mban bytha djathtas. Arrestohen, Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako, paraburgim, pa gjyq, pa vendim të shkallës së parë. Nesër mund të dalin të pafajshëm. Megjithatë bëjnë burg.
      Fatmir Mediu, ka 20 vjet që akuuzohet dhe prokuroria kërkon 8 vjet burg.
      Gjykata ka 7 vjet që shtyn gjyqin. Mediu bredh nëpër botë dhe jep leksione demokracie.
      Salianji i dënuar me 2 vite burg. Nuk arrestohet, dhe i bën thirrje prokurorisë, arrestoni këtë e arrestoni atë.
      Po Salianji i dënuar si vazhdon të jetë deputet? Pse nuk arrestohet?
      O SPAK, pse ke frikë nga Sali Berisha?
      E shikoni o popull. Edi Rama, është ndryshe. Nuk është Sali Berisha që kërcënon prokurorë e gjykatës.
      Lavire bulevardi.
      Prandaj Namut, var veten në 2025 që të mos vuash deri 2029…!

      1. Perse te denohet Salianji per thashetheme apo per te kompensuar plehrat e rilindjes qe kane dhjete vjet qe vjedhin pa pushim. U dalshin neper hunde!!!!

  1. Mbas Ahmetaj duhet te arrestohet edhe Vilma Nushi me te cilen bene biznese ky hajdut i rendomte dhe kurvar..

    Sa per Ramen po duket qe po ja kalon edhe Enverit me shoket qe ka lene ne lufte.(hajdutllik).

  2. Cfare behet ne kete vend te vjedhur e sakatosur.
    Akoma keta vampire rrine ne karrige e kuvendit e zyrat e popullit. Turp. Vjedh zv K dhe nuk e paska site K ja.
    Ky me shkolle zhgarravinat ,as ekonomist,as jurist apo ing nuk pergjegjesi as per aktet e tradhetise ndaj Kosoves.
    Turp e cfare turpi per shqipetaret.

  3. Kerkohet burg per zv KM dhe po duket si normale.

    Amerikane faji eshte i Berishes edhe ketu apo te Safeti apo plehra e Krujes e keto vetem brenda 30 ditesh.

  4. Eh mër Ben, jep 5 lek për tu fut në valle, jep 100 s’del dot tani…. Do t’i bëje shërbim njerëzve sikur t’i tregoje të gjitha, ashtu siç premtoi Tahiri dhe s’bëri gjë, pasi i hodhën kockën atij.

    Të të them një sekret të vogël – ti nuk i njeh këta, ke të bësh me satanikë që bashkohen ngushtë kur ndjejnë rrezik dhe të shfarosin kur i del nga rruga që të kanë caktuar. Janë lloji më i poshtër i njeriut.

    Nxirri të gjitha! Sidoqoftë të uroj fat.

  5. deputeti Ervin Salianji është dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së parë dhe për turp të Shqipërisë, të drejtësisë dhe sidomos të drejtësië së re, ka dy vjet që shtyhet gjyqi apelit per ta ekzekutuar vendimin.

    Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.E ben drejtesia dhe jo rama o shkulLlak,ti kujton salihun,nuk jane njelloj

    1. Nuk ke turp qe jep nje argument te tille?! Krahasohen krimet ne kete rast?! Po nese Beni eshte tiger sic i thoni do ua tregoje kthetrat ripjellsa te qelbur shtetshkaterrues. Paci harram mbeshtetjen e shqiptareve te ndershem!

  6. “Nisur nga prezumimi se ato nuk bëjnë asgjë pa lejen e zyrës së shtypit të kryeministrisë u ngrit dyshimi se Ahmetaj po goditej drejtpërdrejt nga Rama i cili sapo e pati shkarkuar.” nga e bazoni kete prezumim apo hidhni fall?

  7. “Një version në formë thashethemnaje qarkullonte prej kohësh….” gazetari eshte kjo???? Behen artikuj dhe mbi thashethemet tani? Ku shkoi parimi i kontrollit te fakteve!

  8. KETO JANE LOJRA!!!!!!!!

    KJO HISTORI KA QE NE VITIN 2020

    DUHET TE KONFISKOHET CDO PRONEE PASURI!!!! TAHIRI CFARE PESOI????????

    AI ESHTE DENIMI ME I MADH DHE I VERTETE!!!

    BURG DUKE MBAJTUR VJEDHJET ESHTE PUSHIME!!!!

    1. Akoma ka rilindas që nga inati që i ka zënë se ç’po ndodh me rilindasit kapen akoma me Berishën!!! Por një përgjigje ja ka dhënë i paemri 17:51.Brilante përgjigjia që t’a kuptojnë njëherë e mirë se çfarë racë e keqe jeni ju rilindas pjellë komunistësh enveristë.

  9. Po s’gjetet rehat o deshtake Anadollake e Persik?!

    Kryeministri i Shqiperise, (me vullnetin e Sovranit ne pushtet prej 10 vitesh e per se paku edhe 14-18 vitet qe do te vijne), eshte kryministri i pare i vendit qe nuk favorizon askend, qofshin keta edhe ish pjestare te kabinetit te tij, perpara gjykimit te verber te Drejtesise se Re te Reformuar me insistimin dhe bekimin e Tij.

    Faleminderit Edi Rama! ❤️

    Qente le te lehin, anija kozmike can qiejt! 🚀

  10. E delet ndjekin serite televizive alla Gering ( Fuga) me syze virtuale per te mos ju vrare shikimi nga rezatimi hajduto- porno- kriminal.Mos u shqetesohuni te dashurat e mia ,partia ka menduar per gjithshka.Ne nuk do ndjekim rrugen e shkaterimit qe shohim ne vendet kapitaliste si France,Greqi USA etj qe po djegin qytetet per hicmosgje.

  11. Në Shqipëri ka qenë dhe një lloj tipari i mazhorancës së djeshme. Ka ndryshuar një gjë thelbësore që nuk i le njeri. Stina do të jetë interesante. Një aktor i ri. Sezoni do të shtyhet, ndoshta në oborrin e afërt të Berishës do të ketë trokitje, u shty, por do të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *