• |
ide | kryesore

SPAK: Këto janë tre akuzat për Arben Ahmetajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ben Ahmetaj



SPAK ka ngritur tre akuza për Arben Ahmetajn që kanë të bëjnë procedurat e ngritjes së inceneratorit të Elbasanit dhe me vilat që i janë sekuestruar në Palasë dhe në Hamallaj. Në njoftimin zyrtar thuhet se Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, korrupsion aktiv dhe për pastrim të parave.

NJoftimi zyrtar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022 për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 257/a, 260, 245, 287 të K.Penal.
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, në kuadrin e procedimit penal të mësipërm, ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

• Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q.

Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

• “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

• “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.



8 Comments

  1. Rama ka me i shit një nga një. Iku dhe tigri… Tigri edhe pse hajdut dhe kurvar kishte një fare niveli me te mirë se rrajat doshrat ballat e veliajt.

    Puna është që budallej ka plot që presin të zënë radhën për burg.

    Ata që kanë 2 pare mend duhet ti lënë pendët ramës të qeveriseme rrahjen dhe gjicin , rama ka nivel burgu.

    1. Si akuze duket si “sherr bbanal”midis Karoministrit dhe ketij shtremsit qe do i vene prangat.
      1. Po kerdine qe ka bere me kompanine “Hermes” me kartat rimbushese ?
      2. Po Ortakerine qe kishte me nje nga keta monstrat e inceneratoreve…?
      Do hetohen keto, sepse demi ka qene 1.2 miliard leke, ne vitet 1999-2006. Apo vari lesht se lek delesh jane.
      Oj Spak hapi letrat sic duhen se keshtu siç e keni nis ju ky do dale i pafajshem…..

      1. Mos na I ngacmoni keta prekuroret e SPAK se kane dy vjet qe e kane nisur hetimin dhe I nxoren ” tigrit” dy vila!, Dy vilat e tij zen 0,001% te pasurise se tij ! Po per te hetuar 99,9999% e pasurise se tij sa kohe do ju duhet ? Do tiu duhet 2000 vjet ! A e kuptoni ju cfare pune po ben SPAK?????? SPAK po punon me program te percaktuar nga ambassada dhe krye hajduti Edvin! Ne qs SPAK do te punonte me program te pavarur duhet te kishte hetuar dhe arrestuar 1358 zyrtare te larte te ketyre 33 viteve te tranzicionit duke filluar nga drejtor drejtorie te te gjitha qeveriveqofshin socialiste apo demokrate,apo social- demokrato- komuniste ,duke vazhduar me zv ministrat e te gjitha qeverive,duke vazhduar me ministra ,deputet,sekretare te monistrive ,duke vazhduar me kryeministrat e te gjitha qeverive,duke vazhduar me presidentet e ketyre viteve dhe duke perfunduar te presidenti I sotem qe beri letrat per te shitur tokat e ushtrise me 1$ / m! Hetimi dhe arrestimi eshte u thjeshte : ,po I thjeshte fare : mjafton te hetohet dhe sekuestrohen pasurite e tegjithe atyre qe une permenda me larte dhe cmimi I shtepive do te bjere me $95/m dhe te gjithe shqiptaret do te jetojne si ne parajse ,te gjithe do te kene shtepite e pasurit e tyre ! Ju kujtoj se keta 1579 vet qe perbejne 0,001 % te shqiptareve zoterojne 95% te pasurise se Shqiperise!

      2. Per H-Communication ska prova! U varros ajo, u shit tek sllovenet. Gjithe ISP-te e kane vjedh nganjecik Albtelekomin. Pak fare. 🙂

  2. deputeti Ervin Salianji është dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së parë dhe për turp të Shqipërisë, të drejtësisë dhe sidomos të drejtësië së re, ka dy vjet që shtyhet gjyqi apelit per ta ekzekutuar vendimin.

    Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.

  3. Po ridvan bode arixhiu po genc ruli turi miu? O ju qifsha robt. Do beni shtet me fshatare evgjiter spiuna bythqira dhe kurva buxhetore!

  4. Në fund ashtu si me Sajmir Tahirin SPAK-KAPAKU do të çojë gjysëm dhe çerek prova në gjykatë dhe gjykata e rilindur do ti rrezojë të gjitha akuzat për korrupsion e pasurim të paligjshëm dhe do ta dënojë nja tre vjet VETËM PËR SHPËRDORIM DETYRE.
    Dmth nuk ka sekuestrim të vilave dhe miliardave të zhvatura këtij populli të mjerë por vetëm nja dy vjet burg me kushte speciale po nga taksat e mjeranëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *