• |
ide | kryesore

Dokumenti/ SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt të premten

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ben Ahmetaj



Në shkresën ku është kërkuar arrestimi i Arben Ahmetajt, prokurorët e SPAK thonë se diskutimi për procedurat e heqjes së mandatit për deputetin e PS duhet të mbahen me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Kërkesa mban datën 7 Korrik, pra është depozituar në kuvend që ditën e premte. Procedimi penal është 277/1 dhe ka të bëjë me kontrollet e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në vilat ku banonte ish bashkëshortja e Ahmetajt në Palasë dhe në vilën në Hamallaj ku ai jetonte me bashkëshorten aktuale.

Ahmetaj i ka konsideruar të padrejta sekuestrimet e vilave por gjykata i ka rrëzuar kërkesat e tij në bazë të disa emaileve për prenotimin e hoteleve jashtë vendit, ku dilte edhe emri i Klodian Zotos. Nga hetimet e SPAK, Ahmetaj del në hetimin e inceneratorit të Elbasanit, por dosja për të u nda pas zbulimit të emaileve ku dilte emri i Klodian Zotos.



4 Comments

  1. E lane sa te bente rrobat gati, te ndante pasurite tek te afermit…i kane bere nje dhome gati me te gjitha kushtet, madje thone qe vete ky e ka pelqyer arredimin…
    Jam gati te bej 10 vjet burg dhe te kem pasurine e tyre..

  2. Estradë. Të gjithë në burg përveç kumandarit.Dhe sigurisht është siç thotë GOGOGO asgjë më tepër. Bastardë deri në palcë.E kthyen vendin në pronën e tyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *