• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja e SPAK/ 6 rastet kur Arben Ahmetaj mori ryshfet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ahmetaj



Prokuroria Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kërkuar autorizim kuvendit që të lejojë arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj. Shkak është bërë një hetim që SPAK ka nisur për inceneratorin e Elbasanit. Në bazë të dosjes voluminoze së SPAK që lapsi.al e ka siguruar jepen me detaje pretendimet e prokurorëve për lidhje të Ahmetajt dhe biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. SPAK pretendon në dosje se Arben Ahmetaj ka favorizuar kompanitë e miqve të tij me anë të procedurave për marrjen e këtyre koncesioneve.

“Personi nen hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave qe evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit te trajtimit te mbetjeve urbane te Qarkut te Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjelle nga shtetasi Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit te Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 prot date 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësine per çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 leke, Impianti i prodhimit te energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e vendepozitimit ekzistues te mbetjeve te ngurta urbane te qytetit tè Elbasanit 740 000 000 leke ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë përfituar të ardhura.

LEXO EDHE: Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes

Personi nën hetim Arben Ahmetaj si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligjore (me shkresën nr. 8026/22 prot date 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit te Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit te Përgjithshëm të Këshillit te Ministrave, projekt vendimin për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 date 10.07.2013, në koherence me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministrisë që ai drejton dhe i Atrako.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot date 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projekt vendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10 (dhjetë)% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Building & Green Energy”, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, ne procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit te impiantit te trajtimit të mbetjeve urbane te Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Këtë përgjigje e ka dhënë pikërisht ne kohen kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k.e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim ne lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike” – thuhet ndër të tjera në dosje.

Më pas SPAK ka renditur edhe 6 raste, ku sipas organit të akuzës Ahmetaj ka kryer korrupsion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi rreth 500 mijë euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjatë periudhës 2016-2020.

Në dosje theksohet se vila e sekuestruar në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, ka qenë në pronësi të Klodian Zotos, i cili e ka përfituar në mënyrë të tërthortë në vitin 2017. Gjithashtu SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh. SPAK thotë se skemë përfitimi ishte edhe marrja e parave nga Zoto dhe Mërtiri nëpërmjet shitjes fiktive të disa apartamenteve në një kompleks në Tiranë.

SPAK pretendon se Arben Ahmetaj ka përfituar:

• Shumën prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Andi Boni (pagese e kryer në përfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur ne ZK 3292, ne vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj;

• Pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqja 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 98 m2 ndodhur ne NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar në vitin 2017, nga shetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, në mënyrë të tërthorte, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim në emër të shtetasit Gerian Kuka e me pas ne pronësi të shtetases Eriola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.

• Shumën prej 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) euro, ne vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagese e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur ne ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, ne pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services” sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;

• Shumën prej 140 000 (njeqind e dyzetë mijë) euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtete e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhai, të 1 (nje) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur ne ZK 3292, në vendin e quajtur Selite, në pallatin e ndërtuar nga shogëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthorte nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Megemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p.k.

• Shumën prej rreth 34 422 (tridhjetë e katër mije e katerqind e njëzetë e dy) euro, të përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 – 2017, pagesa këto, të kryera drejtpërdrejt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërm tè tij.

• Shumën ne total prei 2 007 373 (dy milionë e shtate mije e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., ne funksion te nje investimi te kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1-1 sip 167 m2, rruga Reshit Collaku, ap. 1. ne pronësi te shtetasit Arben Ahmetaj”.

SPAK thotë se këto janë përfitime te parregullta, te dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qellim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij. Kjo sipas SPAK u ka mundësuar përfitime shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Thiatroooooo

    Thiatroooooo

    Ore ato kontratat po hetohen ,po procedurat, vkm, etj? Si qysh tek nga ku si??

    Apo vari karin merru me ke qi tigri dhe kush u ben dhurata dashnoreve e grave te tigrit??

    Spaku merret therrimet per te varros ceshtjen, pra do të injorojë elefantin qe rri në dhome

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *