• |
ide | kryesore

Avokatët e Ahmetajt: Nuk ka fakte për arrestimin!

Arkiva, Lajme, Të fundit
avokatet e ahmetajt



Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se në parashtrimin e akuzës nga prokurorët e SPAK nuk justifikohet arrestimi i klientit të tyre. Dukë folur pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokatët thanë se kanë mbajtur qëndrim të kundërt nga prokurorët.

“Kam dëgjuar fjalë që as i kemi dëgjuar. Po të më qëndroni pak më larg se është shumë vapë, do jua them me shumë qetësi. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt me atë që kërkoi Prokuroria. Mesa mundëm të lexojmë, ne nuk vërejtëm kurrëkund asnjë rresht që të justifikonte nevojën pse Prokuroria ka nevojë për kontroll banese dhe masë sigurie ndaj deputetit Ahmetajt. Kjo mund të bëhet vetëm për shou për të treguar sesi dhunohet një deputet i Kuvendit. Jemi kundër arrestit të një deputeti”, u shpreh njëri prej avokatëve, Saimir Visha.

“Akuzat janë të gjitha hamendësime. Nuk ka asnjë fshjehje të pasurisë dhe asnjë lidhje me inceneratorët. Para 5 minutave kam komunikuar me Ahmetajn”, u shpreh avokati tjetër Henrik Ligori.

“Ju treguam çfarë biseduam këtu. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër Ahmetajt. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Ju e shtrembëroni të vërtetën. Pagesat nuk janë të vërtetuara. Miqësia nuk është vepër penale. Po i ke vërtetuara, vazhdo karrierën bëhu prokurore”, tha sërish Visha.

Sipas avokatëve, Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria për arsye familjare. Ish zv.kryeministri u largua të premten disa orë para se SPAK të kërkonte arrestimin e tij. Sipas Zërit të Amerikës, Arben Ahmetaj ndodhet në Kanada.

Ndaj tij janë ngritur tre akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ndërsa SPAK i ka sekuestruar dy vila, një në Lalëz, një në Palasë.



8 Comments

  1. Për keqberesin dhe avokatët e tij asnjëherë nuk ka prova, për aq kohë sa rrjedhin lekët dmth… Zv. kryeministri arratiset në Kanada!! Turp kush e dëgjon.

    Dhe votoheni prap Ed Kokainën në pushtet, shpirtin ka për t’ju marrë… Çdo popull meriton qeverinë që ka.

    1. Miri degjo ketu ti Edi Rama nuk e mbron fare ket njeri dhe as nuk mbeshtet po ky arben ahmetaj do mbetet turpi i shqiperis dhe turpi i partis Socjaliste por drejtesia duhet të veproji ne te dy palet politike dhe ti pastroji keto ujqerit e vjeter si nga PS dhe nga PD

      1. E para … këtu mos e fut PD. PS është vite drite larg PD për korrupsion dhe kriminalitet.

        E dyta, të thuash që Rama apo ata rreth tij, nuk dine gjë për vendndodhjen e Ahmetaj apo “nuk po e mbrojnë ” është fyerje për intelektin. Ata janë të dy bashkë të zhytur në llum.

        Për mua ti je një i shitur që duke u hequr si objektiv, mbron të pambrojtshmin kokainoman Rama dhe qëllimisht ngaterron PD në ndyrësite e PS. Me një gur po na vritke dy zogj. Helmin hidhe diku tjetër, jo këtu!

  2. Po mire more avokat kur ky Ahmetaj nuk ka bere asnje pastrim paraje,nuk ka shperdoruar detyren,nuk ka bere korrupsion aktiv,nuk ka pasur lidhje me keta bisnesmenat qe nuk kane lek ne xhep dhe marrin akoma leke nga inceneratoret, pse e shkarkoi mavija Edvin si zv/ kryeminister? Pse arratiset ky tigri prej letre dhe nuk perballet me akuzat qe I jane bere?

    1. Toni nuk ke pse ben propaganda politike ketu sikgursht qe arben ahmetaj do mbetet nje trup për shqiperin dhe partin Socjaliste kurse juve mostrat e sali non grades nuk keni fytyr dhe surrat te flisni se dhe ju te zhytur ne llum jeni dhe me keq akoma

    2. o Toni po te ndryshoj arben ahmetaj partin dhe te vij ne partin tuaj ju me siguri do beni avokatin epo ne Socjalistet nuk behemi as gjykates as prokuror dhe as avokat

  3. Miqësia nuk na qenka vepër penale. Po atehere pse e mohoi kete miqesi kur u pyet ne komisionin parlamentar muaj me pare

  4. Toni nuk ke pse ben propaganda politike ketu sikgursht qe arben ahmetaj do mbetet nje trup për shqiperin dhe partin Socjaliste kurse juve mostrat e sali non grades nuk keni fytyr dhe surrat te flisni se dhe ju te zhytur ne llum jeni dhe me keq akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *