• |
ide | kryesore

Dy ditë me temperaturë, por do të jetë në pankinë: Kaina Nunes qetëson Shehin

-Instant, F1, Sport
Kaina


Orges Shehi mund të jetë i qetë, në përballjen e parë me Dinamo Batumi, do të shkojë me të gjithë lojtarët në dispozicion. Edhe Kaina Nunes është kthyer në dispozicion të teknikut, pas dy ditësh mungesë në stërvitje. Braziliani kaloi dy ditë me temperaturë dhe është kthyer në kohë për të qenë prezent në listën e lojtarëve të gatshëm për përplasjen me gjeorgjianët.

Sidoqoftë, Kaina nuk është në formën e tij më të mirë dhe është e sigurtë se do ta nisë nga pankina. Braziliani është një lojtar i rëndësishëm në zonë dhe Shehi nuk do të dëshironte ta humbiste, të paktën si alternativë. Kundër Dinamo Batumi, shtatlarti mund të jetë i nevojshëm, nëse do të duhet një prezencë më fizike në qendër të zonës. Në këtë këndvështrim, Shehi sigurisht që është i kënaqur me faktin e të paturit, të sulmuesit të ardhur nga Vllaznia në merkaton e verës, në pankinë.

Lexo më tej: Tirana, një kundërshtar me vlerë organike 108 milionë euro: shorti e vendos përballë gjigantit turk Besiktas

Bardheblutë vazhdojnë të kurojnë detajet e fundit të startegjisë së tyre për ndeshjen me Dinamo Batumi. Sidoqoftë, Shehi e ka tridhëmbëshin e tij titullar të paprekur. Në lidhje me formacionin, tekniku nuk është se ka ndonjë shqetësim, pavarësisht formës jo optimale të disa prej titullarëve. Shehi beson shumë në agonizmin konkurrues të lojtarëve të tij, për të nxjerrë në nivele të larta një ndeshje që mund të vendosë shumë në cështjen e kualifikimit.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Portier: Selmani
Mbrojtës: Doka, Najdovski, Hoxhallari, Mici
Mesfushorë: Deliu, Lushkja, Jonuzi (Hila)
Sulmues: Abazaj, Hasani, Latifi


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *