• |
ide | kryesore

“Vjet ishte histori tjetër”: Tirana kërkon kualifikimin, Shehi paralajmëron Batumin

-Instant, F1, Sport
shehi



“Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit edhe ndeshjet më përpara, kemi një opinion për ta. Është një kundërshtar që meriton respekt. Mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë, lojtarët që kanë ardhur kanë eksperiencë europiane”. Orges Shehi është i qetë në vigjilje të ndeshjes së vajtjes në Conference League me Dinamo Batumi. Tirana, e përforcuar shumë në merkato, duhet të kapërcejë kohën e pakët që kanë patur lojtarët në dispozicion për tu bërë skuadër: “Prurjet e reja mundohen të përthithin idetë e reja që ka trajneri. Ju përmendët Kaina Nunes që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të virozëve. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, e rëndësishme është vendosja”.

PËRFORCIMET

Shehi më pas ndaloi te individët, ata që ndoshta mund të bëjnë diferencën në këtë ndeshje debutuese: “Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona – tha Shehi -. Unë jam me idenë që flamujt e një skuadre duhet të mbeten gjatë aty. Ai ka pothuajse gjithë jetën tek Tirana, klubi meriton respekte që arriti të përmbushë kërkesat e tij dhe Dokës. Është mirë kur vijnë futbollistë që e njohin ekipin dhe që i do tifozeria. Shpresoj të japin të njëjtin kontribut që kanë dhënë dikur”.

Lexo më tej: Dy ditë me temperaturë, por do të jetë në pankinë: Kaina Nunes qetëson Shehin

PARALAJMËRIMI

Pastaj edhe një paralajmërim i qartë për kundërshtarin, se Tirana kërkon kualifikimin dhe nuk do të heqë dorë pa ‘luftë’: “Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet, Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm janë 100% të rikuperuar. E jemi shumë të lumtur që i disponojmë. Presioni është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën. Vjet ishte histori tjetër këtë vit është tjetër. Ne do futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën. Tifozë do të jenë të gjithë shqiptarët, se të gjithë duan që klubet shqiptare të ecin sa më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *