• |
ide | kryesore

Itali punëtori vdes nga vapa në mes të rrugës/ Temperatura 40 gradë

Lajme, Të fundit


Një punëtor 44-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Itali për shkak të vapës teksa po punonte në sinjalistikën rrugore të një terreni ekologjik në Lodi.

44-vjeçari ishte duke lyer me bojë sinjalistikat e rrugës kur u rrëzua në tokë. Temperatura 40 gradë bëri që ai të rrëzohej në asfalt dhe të pësonte atak në zemër. Punëtori u transportua me urgjencë në spital, por ai ndërroi jetë edhe pse tentativat për ta ringjallur vazhduan për një kohë të gjatë.

Mjekët thanë se shkaku i vdekjes, një atak në zemër, lidhej me valën e nxehtësisë afrikane që ka prekur Italinë prej disa ditësh.

Sekretari kombëtar i së majtës italiane, Nicola Fratoianni tha se duhet të merren masa të menjëhershme që raste të tilla mos të përsëriten për shkak të vapës

Nuk mund të vdesësh në punë, nuk mund të vdesësh nga nxehtësia e madhe. Në këto ditë po përballemi me një valë të nxehti anormale dhe nivele të padurueshme. Ndoshta është rasti që në orët më të nxehta merren të gjitha masat e dobishme për të shmangur tragjedi si ajo që ndodhi në Lodi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *