• |
ide | kryesore

Socialistët binden për arratisjen e Ahmetajt, të premten i hiqet mandati

Arkiva, Kryesore, Lajme
deputetet e ps ne parlament



Shokët socialistë janë dakort të gjithë që Arben Ahmetaj të futet në burg, por nuk ishin të bindur për arratisjen e kolegut të tyre. Fillimisht vendosën që t’ia zvarrisin lejen SPAK-ut për ta arrestuar Ahmetajn, me pretendimin se ish-kolegut të tyre i duhet garantuar e drejta për të folur në parlament. Vendimi për ta zhvilluar seancën të hënën u hodh poshtë sot. Seanca e radhës zhvillohet të premten, vjen apo nuk vjen Arben Ahmetaj në Shqipëri.

“Kemi detyrim kushtetues për njoftim dhe marrjen pjesë të deputetit. Është detyrim kushtetues njoftimi i deputetit. Edhe neni përkatës i rregullores thotë që fjala e parë i jepet deputetit, ndaj ne nuk mund ta nisim këtë proces me cene dhe të votojmë në paligjshmëri” u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Pas debateve të shumta në parlament e kuptuan se ky arsyetim nuk qëndron.

Arben Ahmetaj është arratisur nga Shqipëria pak orë para se SPAK të niste kërkesën për arrestim të premten e datës 7 Korrik. Sipas Zërit të Amerikës, ai mund të ketë udhëtuar deri në Kanada dhe nga e premtja vazhdon të qëndrojë jashtë vendit, pa dhënë asnjë deklaratë për arrestimin e pritshëm.

Për Gazment Bardhin, socialistët i zvarritën procedurat për të negociuar me Ahmetajn, por këto negociata sipas tij, mund ta dëmtojnë hetimin. Bardhi citoi kreun e SPAK, Altin Dumanin që në Këshillin e Mandateve ka thënë se Ahmetaj tentoi të prishë prova dhe të intimidojë dëshmitarë gjatë javës së fundit.

“Zonja kryetare, ju dhe ne antarët e këshillit të mandateve jemi dëshmitarë të pohimit të drejtuesit të prokurorisë që Arben Ahmetaj gjatë kësaj jave ka tentuar të intimidojë dëshmitarë, ka tentuar të prishë prova dhe ju po bëheni bashkëpuntorë në krim që arben ahmetaj të vazhdojë të intimidojë dëshmitarë dhe të vazhdojë të prishë prova të negociojë me Ramën për të fshehur prova dhe kjo nuk mund të ndodhë. Na keni shprehur vullnet për ti hequr imunitet arben ahmetajt dhe nuk ka asnjë arsye për t’u vonuar. E vetmja arsye që ju doni të arrini është ekzaktësisht altin dumani në mbledhjen e këshillit të rregullores “Prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet, si ish ministër, si ish-zv.kryeministër ka tentuar të prishë prova, dhe prokuroria kërkon arrestimin e tij të menjëhershëm për të shmangur prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve, zhdukjen e provave”. Këta zotërinjtë këtu duan pikërisht këtë, që Ahmetaj të prishë prova dhe të negociojë me Edi Ramën” tha Bardhi.

Asnjë nga deputetët socialistë nuk e përgënjeshtroi deklaratën e Bardhit. I vetimi që reagoi ishte Toni Gogu që i bëri thirrje të mos nxjerrë informacione sekrete nga mbledhja.

Deri tani, Rama ka heshtur. Asnjë thirrje publike që Ahmetaj të kthehet nga jashtë dhe të pranojë verdiktin e drejtësisë. Asnjë deklaratë, nëse është pro apo kundër arrestimit të ish-zëvëndësit të tij. Asnjë ndjesë publike për ish-bashkëpuntorin e radhës që akuzohet për korrupsion.

Ndërsa mungoi sot në parlamentin e Shqipërisë, Rama shpërndau një mesazh për atë që ndodhte në parlamentin e Kosovës. Heshtja e Ramës është një shenjë më shumë që diçka po luhet nën rrogoz.

“Ku është ai? E di ai që ia mbathi ai tjetri?” ishin fjalët e Sali Berishës në parlament.

Për dosjen e SPAK ka folur edhe Damian Gjiknuri. Sipas prokurorëve disa udhëtime të tij janë paguar nga Klodian Zoto. Gjiknuri e mohon këtë pretendim të prokurorëve dhe thotë se ka ruajtur faturat e hoteleve.

Lexo edhe: Kërkesa e SPAK/ Misteri i procedurave për arrestimin e Ahmetajt

Pas përplasjeve në parlament, socialistët më në fund janë dorëzuar. Ata pranuan që është e kotë të presin më tej për kthimin e Arben Ahmetajt, pasi ai tashmë është larguar nga Shqipëria. Seanca parlamentare për t’i hequ mandatin u vendos të mbahet të premten në 10:00./Lapsi.al



13 Comments

  1. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

  2. Po merrni Qimeten se negocion bukur.
    Rrezik eshte zhytur ne leket e inceneratoreve.
    Po dy anijet gjenerator ku i derdhin leket pa pune fare
    Ore po cfare behet ketu o morra mavi-qire

  3. Reforma ne drejtesi po jep frute ne nje vend ku s’ka pasur kurre drejtesi.

    Po ku dini c’eshte drejtesia ju o cecenet e non-grates, juve doni 97′ dhe Gerdec.

    Po i ngushtohet laku non-grates prandaj ben keshtu, se i dhimset vetja.

    1. cecenet te merrshin nga ditet e tua… kimetja iku e zemeruar nga *drejtesia” me Tahirin faktet jan kokforta nuk jan fyeje ne ajer

  4. E c’ishte kjo procke qe i bere vetes more Beni?!

    Gjithsesi, nje derrase e kalbur me pak ne anijen tone Rilindase qe can me sukses oqeanet e pushtetit.

  5. Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
    Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.

  6. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.

  7. Gafa e kontraktores Ola Xama – ngatërron projektin e IFC të Bashës, e mundohet të shpëtojë Ahmetajn duke fajësuar pa të drejtë Veliajn. Më shumë se plehrat, vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!

    Ironia e gazetarit investigativ: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhës këtë me incenerimin? I bie që “koka e inceneratorëve” na del Luli…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *