• |
ide | kryesore

Kërkesa e SPAK/ Misteri i procedurave për arrestimin e Ahmetajt

Arkiva, Kryesore, Lajme
ahmetaj incenerator



Mënyra si po procedohet me imunitetin e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj është e mbuluar me mister. Duket sikur një dorë e padukshme po dirigjon gjithçka, ndryshe nga sa parlamenti ka vepruar me kërkesat për arrestim me të cilat është përballur më parë. Kërkesa e SPAK u depozitua në zyrën e kuvendit të premten në 7 korrik.

Që këtu kemi të bëjmë me një veprim të çuditshëm, sepse Prokuroria Speciale ka zgjedhur një ditë që pasohet nga dy të tjera pushim, kur administrata është e bllokuar dhe nuk mundet të veprojë. Por çuditë nuk përfundojnë këtu. Zakonisht kur bëhet të fjalë për dosje të tilla, gazetarët e kronikës e marrin vesh për punë minutash lajmin dhe e trasmetojnë, aty për aty, atë. Por, ndoshta turi ballkanik i kryeministrit apo videoja e llahtarshme e Fushë Krujës, që u pasua të shtunën nga shkarkimi i ministrit të Brendëshëm, Bledi Çuçi, përthithën më shumë vëmendje të premten dhe të shtunën.

Lexo me tej:

Ahmetaj jashtë vendit/ Avokatët: Ka ikur për arsye familjare! 

Gjithësesi duhet pranuar se shkresa e SPAK, që i kërkonte parlamentit arrestimin e ish zv kryeministrit, u ruajt me fanatizmin e një sekreti të shenjtë. As nga SPAK, as nga kuvendi nuk rodhi gjë.

Lajmi u mor vesh vetëm të hënën kur duhet të mblidhej komisioni mandateve. Po në këtë kohë gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi një foto ku aludohej se Ahmetaj kishte kaluar kufirin me Greqinë në 7 korrik, pra ditën që SPAK kishte dërguar në fshehtësi kërkim lejen për arrestimin e tij. A e kishte lajmëruar kush ish zv kryeministrin, ashtu sikurse pretendon lideri i opozitës Berisha? A ishte kalkuluar gjithçka për të lënë të arratijej një dëshmitar i besdisshëm?

Zhduket Arben Ahmetaj/ A u arratis me leje ish-zëvëndësi i Ramës? 

Këto pandehma vështirë të vërtetohen. Por ama një tendencë u pa qartë. Ish partia e tij po kërkonte me të gjitha mënyrat të fitonte kohë duke e shtyrë sa më shumë që të mundej dhënjen e lejës për arrestim. As të hënënn në 10 korrik, Këshilli i mandateve nuk u mblodh. Mbledhja u vendos për të nesërmen pasdite. Kur erdhi e marta avokatët, me një manovër tipike për ta, kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen.

Ndërsa të mërkurën në datë 12 ishte PS ajo që kërkoi kohë.

Nëse deputetët e opozitës në këshillin e mandateve vendosën menjëherë se votonin pro lejes për arrest që kërkonte SPAK, duke këmbëngulur që kjo të votohej në seancën e së enjtes (13), mazhoranca tha se qe dakord me arrestimin por se parlamenti do ta diskutonte çështjen të hënën në 17.

Dokumenti i arrestit/ Pse akuza e SPAK fajëson Ramën (VIDEO)

Pra një llogari e thjeshtë flet për një sorrollatje dhjetë ditore (7 deri në 17 korrik)

Pyetja që lind është” me çfarë qëllimi? A mos vallë për ti mbushur mendjen Ahmetajt të kthehet, pasi ‘largimi” i tij e njollos edhe më keq këtë shumicë? Apo mos vallë për ta ndihmuar që ai të sistemojë ato prova që prokurorët nuk i kanë kapur ende dot? Ka dhe një version të tretë. Kjo kohë i duhet atyre që janë në krye të qeverisë për të negociuar në mënyrë që lejimi i arrestit të bëhet me sa më pak dëme dhe deklarat publike.

Do arrestohet apo jo Ahmetaj? Skenaret sipas vendimit që merr Rama 

Eshtë ende shpejt të thuhet se cili nga versionet është më pranë së vërtetës. Por një gjë është e sigurtë, mënyra si po veprohet është e rrethuar me mister. Dhejtë ditë sorrollatje për një votim të thjeshtë tregojnë se diçka po luhet pas kuintave.

©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. na keni ca karin, ne fillim thate (po ju Lapsi) qe kete skandal e nxorri Rama me mbulu videon e skandalin e Fushe Krujes

    1. Nuk duhet te cuditeni. Largimi ose “arratisja” e Ahmetaj eshte taktike e vjeter e tij. Ai beri te njejten gje ne aferen e call-centerve nen qeverisjen korruptive te Nanos, kur vidhte 6 milione dollare nga impulset telefonike. Edhe atehere, prokuroria e coi kerkesen per sekuestro te parave te premte, ai transferoi parate te shtunen dhe te henen bankat kthyen pergjigje qe e zbatuan kerkesen por para nuk kishte neper llogari. Thuhet se pasi i leu qerren me nje 500 mijeshe dollare ish prokurorit te pergjithshem te kohes, Sollaku, Ahmetaj iku per disa vite neper bote per tu rikthyer nen qeverisjen megakorruptive Rama. Edhe bufi e kupton qe Beni bredh neper evrope duke ndjekur itenerarin e transferimit te parave deri sa te sigurohet qe i ka ne kontroll te plote. Ahmetaj, Zotot e Mertiret, se bashku edhe me te tjere, sic “ujku me melcite ne qafe” ne Banken e Shqiperise,qe pasi degjeneroi Credins sot ne hije pas Guvernatorit, kontrollin gjithe sistemin bankar ne vend, jane dhe mbeten mjeshtra te mashtrimit financiar ne Shqiperi qysh ne rini. Edhe me idioti e kupton qe Shqiperia tashme eshte e humbur. Populli iku ndersa mafia po ndan placken. Jo mafie normale. Por mafia hibride korruptivo-politike e trashegimise enveriste. Mos u cuditni as me “nderkombetaret”. Si perhere ata kenaqen me te tille shtete te vegjel qe perbejne rast studimi dhe ku mund te eksperimentojne pa problem. Thjesht mendoni psh arrestimin e ministrit te financave ne Gjermani apo Angli!!! Apo te zv.presidentit ne SHBA!!! Jane momente qe thjesht te izoluara sjellin rrezimin e qeverive respektive. E jo me te shoqeruara me dyzine krimesh te tjera. Ja pra kjo eshte situata shtetit eksperimental te Shqiperise. Qe ne Kosove Albin Kurti po e refuzon ndersa kreu i mafies hibride te Shqiperise Rama nuk rresht se minuari. VV apo Albini eshte nje prove qe edhe behet gjeja pa korrupsion, servilizem dhe hajduteri. Ndaj mos u merrni me me Shqiperine por mbroni Kosoven nga horrat.

  2. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.

    1. Çeçenët janë një popull luftarak që kanë luftuar gjithmonë për të fituar lirinë nga Rusia.
      Janë rusët që i përbuzin ata duke i paraqitur si një popull primitiv .
      Po ju vuçistët e Ramës, çdreqin keni me çeçenët ?
      Po të mos ishin malsorët e viseve shqiptare të verilindjes e lindjes që ju zhabat e Myzeqesë i quani çeçenë,, Shqipëria do të ishte bërë pjesë e ish Jugosllavisë.
      Nga ishte Skënderbeu apo Gjergj Kastrioti ?
      A mos ishte nga kënetat e Myzeqesë ?
      Ishte nga malësia , Kastrioti i Dibrës që krijoi shtetin e parë shqiptar duke bashkur të gjitha krahinat shqiptare në luftë kubdër perandorisë më të fuqishme të kohës, perandorisë osmane.
      Disa shekuj më vonë u krijua Lidhja shqiptare e Prizrenit që krijoi një shtet në kufijtë e saj etnikë me shqiptarë të gjitha viseve ilirike, përfshi edhe Çamërinë.eqë ju zhabat i quani “çeçenë” si rusët malsorët shqiptarë të veriut, mësoni se ishin këta lluftëtarë malësorë që mbronin shtetin e Lidhjes.
      O zhaba kënetore !
      Kush janë emrat më të shquar të historisë së kulturës shqiptare që shkruajtën para 500 viteve gjuhën shqipe ?
      Ishin malsorë klerikë të veriut si Buzuku, Bogdani etj
      A mos kanë qenë edhe këta çeçenë ?
      Në krye të komisionit të Manastirit për përcaktimin e shkronjave me të cilat do të shkruhej gjuha shqipe, ishte Gjergj Fishta, një kollos i letërsisë shqipe.
      Meqë ishte antikomunist, e anti serb, mos ka qenë edhe ai një çeçen ?
      Ju zhabat e Rusisë e të Serbisë që quani me përbuzje si “çeçenë” gjithë luftëtarët e lirisë së Shqipërisë, paçi fatin e Millosheviçit.

  3. Kur Italia do pushtonte Shqiperine Ahmat Zogolli deklaroi se do vishte opingat dhe do te dilte ne mal per te luftuar dhe ja mbathi me gjithe para te vjedhura.
    Eshte ne nderin e kombit si Llalla apo Taci qe ja mbathen me gjithe para.
    Ahmeti eshte nje jarge shqiptare qe vazhdon rrugen e te pareve.
    Asgje te re nuk ka dhe nuk do kete.
    Perrallat e gazetave jane koti ,pa vlere.

  4. VIDEO: Zeni dhe Saliu (i kërrusur në maksimum) filmohen në Gjermani,Haloperidoli i ka bere dem salihut dhe shkon ne gjermani per kurim.

  5. Çeçenët janë një popull luftarak që kanë luftuar gjithmonë për të fituar lirinë nga Rusia.
    Janë rusët që i përbuzin ata duke i paraqitur si një popull primitiv .
    Po ju vuçistët e Ramës, çdreqin keni me çeçenët ?
    Po të mos ishin malsorët e viseve shqiptare të verilindjes e lindjes që ju zhabat e Myzeqesë i quani çeçenë,, Shqipëria do të ishte bërë pjesë e ish Jugosllavisë.
    Nga ishte Skënderbeu apo Gjergj Kastrioti ?
    A mos ishte nga kënetat e Myzeqesë ?
    Ishte nga malësia , Kastrioti i Dibrës që krijoi shtetin e parë shqiptar duke bashkur të gjitha krahinat shqiptare në luftë kubdër perandorisë më të fuqishme të kohës, perandorisë osmane.
    Disa shekuj më vonë u krijua Lidhja shqiptare e Prizrenit që krijoi një shtet në kufijtë e saj etnikë me shqiptarë të gjitha viseve ilirike, përfshi edhe Çamërinë.eqë ju zhabat i quani “çeçenë” si rusët malsorët shqiptarë të veriut, mësoni se ishin këta lluftëtarë malësorë që mbronin shtetin e Lidhjes.
    O zhaba kënetore !
    Kush janë emrat më të shquar të historisë së kulturës shqiptare që shkruajtën para 500 viteve gjuhën shqipe ?
    Ishin malsorë klerikë të veriut si Buzuku, Bogdani etj
    A mos kanë qenë edhe këta çeçenë ?
    Në krye të komisionit të Manastirit për përcaktimin e shkronjave me të cilat do të shkruhej gjuha shqipe, ishte Gjergj Fishta, një kollos i letërsisë shqipe.
    Meqë ishte antikomunist, e anti serb, mos ka qenë edhe ai një çeçen ?
    Ju zhabat e Rusisë e të Serbisë që quani me përbuzje si “çeçenë” gjithë luftëtarët e lirisë së Shqipërisë, paçi fatin e Millosheviçit.

  6. Menyra si po veprohet eshte antikushtetuese. Deputeti para drejtesise nuk kishte imunitet kur Berisha ishte kryeminister.

  7. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.Cecen = me kadirov o rrote kari,nje cecen shpellkar nuk barazohet me bajram currin e isa boletinin por me shpellkaret qe salihu i solli per vota ne tirone e durres.nje cecen dallohet kollaj ne rruge ne komunitet ne lokal ne shkolle ne foltore etj,por ti nga rreshtat qe shkruan nuk je cecen por shpellkar ekselent i salihut i ores 12:07

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *