• |
ide | kryesore

Do arrestohet apo jo Ahmetaj? Skenaret sipas vendimit që merr Rama

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa pritet që Edi Rama të vendoasë për arrestimin apo jo të Arben Ahmetajt, ky i fundit nuk ka qëndruar duarkryq por është larguar jashtë. Para tij, e kishte bërë gabimin që t’i dorëzohej burgut Lefter Koka. Ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit dhe shkoi në burg, ku ende pret vendimin e gjykatës. Alqi Bllako ishte më i dyzuar. Ai u zhduk rreth 12 orë para arrestimit, megjithëse e dorëzoi mandatin dhe respektoi urdhrin e partisë. U spekulua atëherë se Bllako negocoi një marrëveshje për burgosjen e përkohshme dhe shkoi në polici rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku iu vunë prangat.

Që Ahmetaj ka zgjedhur të luajë më fort se Koka dhe Bllako, u kuptua kur i kërkoi pubikisht Edi Ramës të mos bëhet gjykatës, por të vazhdojë të bëjë kryeministrin. Edhe ky i fundit nuk e la pa përgjigje dhe iu kthye me fjalët se “po ta bënte ai gjykatësin, do të ishte më keq”.
Pas këtij komunikimi në publik, Ramës i duhet të marrë vendim për arrestimin apo jo të Ahmetajt. Në atë që pritet të ndodhë pas pak orësh ka disa skenarë.

Nëse Rama vendos që ish-zv/kryeministri të mos arrestohet, nuk përjashtohet mundësia që Ahmetaj të kthehet nga Kanadaja sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Të qënit deputet i jep atij kohë të përballet me prokurorët në sallën e gjyqit, ndërsa qëndron i lirë. Ky është pak a shumë rasti i Tahirit, që e ndoqi seancën në liri dhe u dënua me burg më vonë.

Skenari tjetër është që Rama ia heq mandatin dhe i hap rrugë arrestimit. Këtu duhet të bëjë llogaritë me reagimin e Ametajt, që e ka prishur traditën e atyre që i dorëzohen prangave me mendësinë se “partia ime më arreston”.

Lexo edhe: Dokumenti i arrestit/ Pse akuza e SPAK fajëson Ramën (VIDEO)

Lexo edhe: Zhduket Arben Ahmetaj/ A u arratis me leje ish-zëvëndësi i Ramës?

Një ditë më parë, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, shprehej se kërkesa e SPAK për një seancë të mbyllur për Ahmetajn ishte në fakt, një ftesë për t’ia mbyllur gojën. Sepse Ahmetaj ka shumë për të thënë.

“Arben Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke transaksion që ka ndodhur në këtë vend. Nuk janë vetëm inceneratorët që kanë ndodhur këtu, por ka plot e plot, miliarda të shpërndara e rishpërndara sipas një axhende të kontrolluar nga lart. Beni është dëshmitari kyç i kësaj veprimtarie ekzekutive, politike e kriminale” shkruante Manjani.

Në gjithë këtë situatë të denjë për filmat me gangsterë, nuk duhet harruar as lëvizja që bënë tre ish-miqtë e Arben Ahmetajt dhe që është një skenar po aq i mundshëm për të ndodhur. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u arratisën në Vjenë dhe nuk u hyri gjemb në këmbë, megjithëse nuk ishin deputetë.

Edhe arratisja e tyre ishte “me leje”. Policia i shpalli në kërkim ndërkombëtar një muaj pasi i kërkoi SPAK. Ishte e qartë se ata ishin larguar nga vendi ndërsa prokurorët prisnin arrestimin. Të tre vazhdojnë të marrin miliona nga inceneratorët, në respekt të kontratës që ua serviri qeveria Rama. Ky variant i shkon për shtat më së miri të gjithë protagonistëve dhe mund të krahasohet me kodin e heshtjes, “omerta” që ka funksionuar prej shekujsh në mafian italiane./Lapsi.al



18 Comments

    1. urdhër të Edi Ramës, SPAK gjer sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit.

      Kjo prokurori, ndonëse ka lëshuar dhjetëra arresti për ministra, drejtorë, deputetët, punonjës apo biznesmenë, ajo kurrë ndonjëherë nuk ka vendosur një konfiskim të veprës së krimit, nuk ka konfiskuar as vetë djegësat me pretendimin absurd se nuk dihen pronarët dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Sipas kësaj logjike, arbitrazhi ndërkombëtar mund të qëndrojë në krahun e krimit ose afera nuk është korruptive. Çdo aferë kriminale ndëshkohet me ligj.

      Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te dy persona: Edi Rama, Erion Veliaj!

      Ndaj dhe ndonëse gjer më sot, një numër zyrtarësh janë burgosur me një numër akuzash që nuk kanë lidhje me procedurën antiligjore të firmosur nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale dhe kjo vetëm sepse çdo fjalë apo rresht në këtë drejtim, të çon te kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.

      Prokuroria speciale paraqiti një aktakuzë prej disa faqesh, një akuzë që ishte pa lidhje direkte me djegësave, akuzë të cilën duhej ta bënte ILDKP për dhurata të paligjshme, mosdeklarime apo fshehje pasurie.

      Prokuroria Speciale faktoi dje përfundimisht se është një vegël mjerane në duart e bosit të aferës së djegësave sepse nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës. Ajo nuk e akuzoi atë as për djegësin e Fierit, ndonëse Ahmetaj ka në varësinë e tij në Ministrinë e Financave njësinë e mbikëqyrjes së projekteve me fonde publike.

      Prokuroria Speciale nuk e akuzoi Ahmetajn për veprim apo mosveprim ndaj kontratës që nuk lejon në asnjë rrethanë zgjidhjen e saj, vetëm e vetëm se ai është neni Rama-Veliaj.

      Prokuroria Speciale e PS nuk e akuzoi dot Ahmetajn për dhënien e bonusit për një kompani që nuk ekzistonte. Kjo do akuzonte direkt Ramën, Agaçin dhe Veliajn.

      1. O ti Skapi o injorant po ca lidhje ka Rama nje her pse more idjot Rama e kontrollon spakun o koqe kanari po ta kontrollonte Rama spakun sali non grada ilir meta dhe te gjith mostrat e opozites do ishin ne burg por spaku esht nje drejtesi e pa varur Rama nuk ben as gykatsin as Prokurorin dhe as avokatin e arben ahmetajit por arben ahmetaj nuk do ket me vend ne Partin Socjaliste sepse esht nje turp për Shqiperin dhe për Partin Socjaliste jo si juve mostrave te sali non grades kur ishit ne pushtet i hidheshit ne fyt drejtesis kur lulzim basha thirrej ne prokurori sali non grada e mbronte me raport mjeksor por juve plerat e sali non grades mos u krenosni kaq shum dhe ju ne rreth te zi jeni se dhe ju jeni zhytur ne llum drejtesija duhet te veproji ke te dy palet politike dhe ti qeroji keta ujqer te vjeter por koka me kryesore qe duhet ven para drejtesis esht sali berisha dhe ilir meta

  1. Po c’lidhje ka Rama me arrestohet apo jo Arben Ahmetaj?!

    Keto jane vendime qe i perkasin strukturave perkatese te Legjislativit.

    Vetem kazani mediatik i gjelletores se Foltores mund te sajoje corba te tilla.

      1. Po sigurisht qe fyllit te Rames do t’i bij.

        Pse kujt do t’i bi?

        Fyllit te Berishes, Metes, Bashes, Monikes apo Arlind Qorrit?

        Wtf!

    1. O Jorgo Palikaris po kto mostra e sali non grades ket pun bejin tani duan ti bejin gjykatsin prokurorin arben ahmetajit po te shkoji arben ahmetaj ne partin e sali non grades kto pastaj do i bejin avokatin

  2. Pra ne dosjen e SPAK thuhet se Ahmetaj dhe Gjiknuri kane udhetuar me Mertirin, dhe prenotimet i ka bere Zotkaj.
    Edhe ne shtetin me qeverine me te dobet, do konsiderohej nje super skandal me shume pasoja, por problemi eshte se ketu edhe opozita eshte e perlyer ne kete afere, prandaj reagimi i tyre eshte qesharak

  3. Rama e ka bo qeverinë cirk majmunësh. Sepse vete edhte një mut qe sdi të bëjë asgjë normale le te dobishme jo e jo. Por vecse akrobacira te shemtuara nga inkriminimi i parlamentit dhe shtetit ne cdo qelize me ndokra prengra doshra rrahja nicje shullazra e qazim sejdeiu e suel cela, me kanabizim masiv te shqiperise nga konispoli ne vermosh me afera groteske korruptive ne maksimum si inceneratoret dhe reforma idiote ne drejtesi fushë e lirë për cdo tekë kapriçio apo skemë hajduterie ne narkoshtetin e ramës.

    Cirk i shpif akrobacira idiote

    Ti bëjmë të fala kimetes se u pasurua në këtë vend

  4. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.

    Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”Rama ka celsat e kashtes,eshte spaku amerikan qe filloje te tundi dhembet e politikaneve duke hetuar per pasurite e politikave ne vite,kjo eshte akuza per Ahmetaj o cecene

  5. Kini besim tek drejtesia e re.Ajo do ti a gjeje fundin edhe aferes se djegesave ( preferoj ta them ne shqip) sic i ka shkuar deri ne fund edhe cdo krimi sado te vogel( rushfeteve te shoferevet me policet e trafikut per 500 leke) . E sa per kohen kur do ndodhe ate nuk e di,ndoshta ne shekullin e ardhshem, ndoshta pak me heret tani qe kemi edhe 8 satelite me shume qe do ndihmojne Spakun ne kryerjen e hetimeve me te perpikta ,vecanerisht te sferave te larta.Peshqit e medhenj do kercejne vete ne rjete sipas parashikimeve

  6. O ti lapsi cfar dreq portali je ti more qpun ka Rama arrestohet apo jo arben ahmetaj Rama nuk esht as gjykates as prokuror dhe as avokat keto i perkasin vetem drejtesis por ju lapsi dukeni qe jeni nje portal i foltores te sali non grades dhe ilir metes

  7. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.Peshk i madh vetem nje serbo komunist ka ne shqiperi salih karaxhic berisha te tjeret jane cironka pjelle e ketij peshku dhe ahmetaj eshte njeri prej tyre,dokumentat ja beni dyshes salih metaj por dolen bllof,ai akuzohet per pronat qe nuk i justifikon dhe jo per incerenatoret

  8. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.

  9. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *