• |
ide | kryesore

Zhduket Arben Ahmetaj/ A u arratis me leje ish-zëvëndësi i Ramës?

Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama duke pire kafe ne parlament me Arben Ahmetajn



Zhduket Arben Ahmetaj. Njeriu që prej dy ditësh është në qendër të vëmëndjes mediatike dhe politike dhe që pritet të arrestohet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve mund të jetë arratisur jashtë vendit. Janë disa arsyet që të bëjnë të mendosh se Ahmetaj ka zgjedhur të largohet dhe të mos bëjë burg, njësoj si ish-kolegët e tij deputetë, Koka dhe Bllako.

Së pari, duhet kuptuar se Arben Ahmetaj gjithnjë i ka kundërshtuar akuzat kundër tij. Ai nuk pranoi ta dorëzojë mandatin e deputetit, njësoj si të tjerët që i kthyen faqen tjetër prokurorëve të SPAK dhe tani po vuajnë burgosjen, ndërkohë që çështja është në gjykim.

Shembulli i parë ishte Saimir Tahiri që përfundoi në burg pasi dorëzoi mandatin e deputetit. Pas tij i erdhi radha ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe pastaj edhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Ndryshe nga ata, Ahmetaj nuk pranoi ta dorëzojë mandatin duke zvarritur procedurat e prokurorisë që kërkon arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij.

Një tjetër shenjë që Ahmetaj mund të jetë larguar nga vendi për t’u arratisur është mungesa në përballjen me prokurorët në Këshillin e Mandateve. Nëse Ahmetaj do të pranonte mundësinë e burgosjes, minimumi duhej të ishte në seancë të përballej me prokurorët në Këshillin e Mandateve për t’u mbrojtur vetë kundër argumentave të SPAK. Por Ahmetaj ka lënë avokatët e tij ta kundërshtojnë arrestimin, duke mos qenë i pranishëm në seancë.

Gjithsesi, arratia duket si një koncension i fundit që i bëhet. Gazetari Artan Hoxha publikoi një foto që sipas tij është bërë të premten dhe tregon  Ahmetajn në Doganën e Kakavijës. Sipas Hoxhës në udhëtimin drejt Greqisë, Ahmetaj ka qenë i vetëm në makinë.

Arben Ahmetaj ne doganen e Kakavijes
Arben Ahmetaj ne doganen e Kakavijes

“Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë”, tha gazetari Artan Hoxha.

Në fakt, shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit mban datën 7 Korrik, pra është dërguar ditën e premte, duke i lënë disa ditë kohë Ahmetajt deri kur arrestimi i tij të votohet në Kuvend.

Lexo edhe: Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes

Lexo edhe: Prangat e komanduara/ SPAK kërkon arrestimin, Rama e çon Ahmetajn drejt burgut

Lexo edhe: Pas vilës së ish-gruas, sekuestrohet edhe vila e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt

Arratisja e Arben Ahmetajt nuk vjen si surprizë. Para tij janë larguar nga Shqipëria edhe të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Sipas raportimeve mediatike ata jetojnë në Vjenë. Gjyqi në Shqipëri vijon dhe ata vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.

Në Tiranë procesi për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe të arrestuarit e tjerë është drejt përfundimit. Prokuroria ka kërkuar disa dhjetëra vite burg. Në një status në rrjetet sociale, ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kishte nënvizuar një detaj interesant në gjithë këtë histori. Sipas tij, kërkesa e SPAK i ishte dërguar Kuvendit të premten, pikërisht sepse Ahmetaj ndodhej jashtë Shqipërisë.

“Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”. Ndaj për t’u siguruar që ai nuk flet i japin shancin të largohet në arrati. Por edhe po foli të paktën të jetë e mbyllur gjëja” shpjegon Manjani. Sipas tij arratisja e Arben Ahmetajt “me leje” ka të bëjë me shqetësimin e Ramës se mos ndoshta ish-zëvëndësi i tij në kryeministri vendos vërtet të flasë./Lapsi.al



27 Comments

    1. thiatrooooo thiatroooo

      shafqje e shpifura te spakut dhe rames

      ujku ja ben muuu spaku kerkon gjurmet

      agaci, rama , veliaj jane direkt per burg, keta merren me shpite e femrave te tigrit. tigri ka vjedh qe ne kohe te fatosit me Hermes Communication, edhe me pare biles , dhe qenk ka q kar sa te mos dije si te fsheje parate, pervec faktit qe eshte kolaq gjirokastrit

      thiatrooooo me spakra e agjentra 007 , me regji te vete kllounit nr 1 Rames

    2. Si mund te presim drejtesi nga mafiozet komuniste, jashteqitja e kombit Shqiptare , ato qe jane vete krimi ne vend .
      Çuni i kristaqit do beje drejtesi hahaha BYTHELEPIRES i i Enverit , Vllehe bastardi……

        1. Palikaris , nqs ministri ” tiger ” zhduket nga qarkullimi dhe hiken ne drejtim te paditur me bekim nga lart si eshte urdheri per ta justifikuar. Mos harro o plere e ndyre qe cdo qen ka oren e vet te ngordhjes dhe zotrote po e afron ate dite

          1. Ua ua ua… po qetesohu ore se do te ngrihet tensioni. Se gje tjeter s’te ngrihet.

          2. o shoku, mos u merr me mutin se vjen ere\

            cke qe e trazon kot mutin me shkop , leje jorgon te plasaritet apo ska qene dhe vape sot

          3. Fole ti nga vrima e hales o Patronazhist i Foltores?!

  1. Kur ti vije radha non-grates, ai nuk do largohet jashte shtetit por do beje thirrje per trazira.

    Poshte pallatit te tij do mblidhen nje grusht larosh me ne krye qim peken dhe mulin per te protestuar.

    1. Ka një tip unë këtu ku jam dhe thoshte: do arrestohet Berisha sot ,nesër ,pas një jave,muajin tjetër,e kështu me rradhë.
      Vdiq i shkreti pa ju plotësuar dëshira.
      Xhimi e thërrisnim këtu por emrin e vërtetë e kishte Xhemail.Rahmet pastë!

      1. Po kta e kujtojm doktorin lekist apo seksist apo psiqik.
        Doktori ka bagazh sa gjithe ridhjrrja bashkë

        Sa i ka trurit zbor doktori rama si ka heq viza .

        Ridhjerke hesapi fluturon fluturon gomari

        E vetmja gjë që ka rama është mungesa e masës dhe skrupujve.
        Këta para ramës nuk.dinin me e.mbjell shqipërin hashash apo me bo deputet e kryetar bashkie kriminele si rrahman rraja, vetem rama dinte!!

        Nuk dinin me dhon lek tek mcgonical apo me ubo nevojtore ambasadash, nuk dinin me e shit kosoven sic di rama

        Apo me bo si lider kur je një hiç.

  2. Ahmetajn e lane te ike si Llallen sepse keta thane se po u futen ne burg do flasin. Ata qe pranuan pazarin i arrestuan, do bejne gjoja burg e do dalin para kohe si te semure ose per tu kujdesur per femijet. Pastaj do gezojne te qete milionat e vjedhura

  3. Pas Berishës, SHBA shpall non grata shefin e shërbimit sekret serb,te dy serbet kunder amerikes dh shqiperise

  4. Menjehere pas kerkeses per arrestimin e Ahmetajt, spinieret e Foltores u turren ta interpretojne ngjagjen si veper te Rames. Shume prej tyre i dolen ne krah Tigrit duke e paraqitur ate si viktime te qeverise.

    Sipas tyre, arrestimi i Ahmetajt i sherben Rames dhe madje eshte i nxitur prej atij vete. Ata i qendrojne paradoksit se SPAK po i sherben kryeministrit duke arrestuar njerezit e tij me te afert e me te rendesishem.Kater kurva te kuqe te ngjyrosur me blu nga salihu i kuq i enverit hajne mut salihu perdite ketu te lapsi,shkoni hani mut te syri mos u mundoni te ndotni dhe lapsin

  5. Sali Berisha është xhindosur në një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti nëse është thirrur nga SPAK.

    “Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.

    E më pas tha se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *