• |
ide | kryesore

Fjalë të rënda e përplasje të forta mes Andrea Agnelli e drejtuesve të rinj të Juventus: “Sjellje mesjetare”

-Instant, Sport
Agnelli



Andrea Agnelli nuk është më pjesë e strukturës drejtuese të Juventus. Hetimi për fitimet kapitale e detyroi atë të jepte dorëheqjen për t’u përballur me gjyqet dhe për t’u mbrojtur kundër akuzave. Një situatë që çoi në plasaritjen e marrëdhënieve të ish-presidentit me klubin. Tani është zbuluar një prapaskenë për një telefonatë të ashpër, në qershor, që çoi në tensione të mëtejshme mes palëve.

Kanë qenë muaj zjarri te Juventus. Një sezon për t’u harruar pas problemeve me prokurorët e FIGC dhe UEFA-s. E tani ka një debat edhe mes ish-presidentit Andrea Agnelli dhe drejtuesve të rinj të klubit. Siç raporton Gazzetta dello Sport, në fillim të qershorit klubi kontaktoi me Andrea Agnelli për ta informuar për vendimin për t’u tërhequr nga projekti i Super League. Një komunikim i papritur për ish-presidentin, që nuk e priti mirë. Sipas gazetës rozë, Agnelli i ishte përgjigjur keq këtij qëndrimi, duke akuzuar klubin se kishte sjellje mesjetare. Nga ai moment, marrëdhëniet me ish-numrin 1 duket se janë ndërprerë më tej.

Lexo më tej: Lamtumirë Super League, Juventus i komunikon Barça e Real daljen nga projekti: “Na kërcënon UEFA”

ANDREA AGNELLI MBETI I VETËM

Projekti i Super League po ngec gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Dalja e emrave të mëdhenj po e komplikon suksesin e saj, por A22, kompania që kujdeset për interesat e saj, nuk dëshiron të heqë dorë. Megjithatë, ata po marrin shumë “jo”, edhe nga skuadrat mesatare që ishin përjashtuar më parë. Mesazhi është i qartë: turneu nuk do të njihet në nivel evropian dhe shkon kundër parimeve evropiane. Kohë të vështira për Andrea Agnelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *