• |
ide | kryesore

SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën: Të arrestohet Ahmetaj!

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Menjëherë pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit për ish-ministrin Arben Ahmetaj, SPAK ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për arrestimin e ish-zv.kryeministrit. Kërkesa e SPAK është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili do të duhet të shqyrtojë materialin hetimor në një afat prej 48 orësh dhe më pas të dalë me një vendim. 

Pas vendimit të Gjykatës, nëse pranohet kërkesa e SPAK pritet që policia të ushtrojë kontrolle në të gjitha banesat e Ahmetajt dhe të bëjë kërkimet për ta gjetur atë. Ligjërisht procedura e kërkimit në territorin shqiptar te ish-ministrit do të marrë të paktën 2 javë kohë, deri në deklarimin e tij si “të ikur”. Vetëm pas këtij momenti, SPAK bën shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, pasi e akuzon atë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme, ndërsa ish.zv-kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Ahmetaj thotë se do të dalë kur e vërteta sipas tij, të ketë marrë dritë dhe të lexohen të gjitha provat në favor të tij.

Ish-zëvendëskryeministri rezulton të jetë larguar nga Shqipëria dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Gjatë kësaj kohe ka shumë aludime rreth vendndodhjes së ish-ministrit, ku disa burime pretendojnë se mund të ketë shkuar në Kanada, e disa të tjera në Europë. Vetë avokatët e tij thanë se ai gjendet në Angli. Ahmetaj akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi gjatë kohës që ka qenë ministër, ka favorizuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke marrë para prej tyre. /LAPSI.al



9 Comments

  1. Beni vetem rendon veten keshtu. Qijani grune me ate taksen progresive.
    “Vetem Erion Veliaj duhet te drejtoje PS….”
    Ka kellcit kari ballit ne PS

  2. Koha qe Rama te hap krahun per Erion Veliaj. I ri, i zoti, me ambicie me eksperience. KM -se i

    ka dale situata nga dora, s’ka c’te jape tjeter. Balla -veliaj do jene nje dyshe prefekte dhe

    afatgjate

  3. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.

  4. Veliaj mertion te behet KM. Ka treguar se eshte shume me i zoti se Rama, qofte ne pune qofte ne njohjen dhe respektimin e procedurave ligjore.
    Asnje nga Bashkia Tirane nuk eshte akuzuar per ndonje paligjshmeri gjate drejtimit te tij, nderkohe qe qeveria e drejtuar nga Rama cdo dite akuzohet per korrupsion te ndyre. Para Veliaj…eshte koha jote tashme se ky i gjati e ka mbush ciklin e nuk e ka me situaten nen kontroll.

  5. Veliaj mertion te behet KM. Ka treguar se eshte shume me i zoti se Rama, qofte ne pune qofte ne njohjen dhe respektimin e procedurave ligjore.
    Asnje nga Bashkia Tirane nuk eshte akuzuar per ndonje paligjshmeri gjate drejtimit te tij, nderkohe qe qeveria e drejtuar nga Rama cdo dite akuzohet per korrupsion te ndyre. Para Veliaj…eshte koha jote tashme se ky i gjati e ka mbush ciklin e nuk e ka me situaten nen kontroll.

  6. Ndaj dhe nga mëngjesi në darkë, në televizione dhe portale shohim live Sali Berishën dhe Ilir Metën, se i ka blerë Rama mediat.

  7. Gafa e kontraktores Ola Xama – ngatërron projektin e IFC të Bashës, e mundohet të shpëtojë Ahmetajn duke fajësuar pa të drejtë Veliajn. Më shumë se plehrat, vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!

    Ironia e gazetarit investigativ: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhës këtë me incenerimin? I bie që “koka e inceneratorëve” na del Luli…

  8. Lali Eri, genjeshtar patologjik, Uriah Hip i intrigave dhe mjeshter i manipulimit nepermjet propagandes se shfrenuar te televizioneve qe blen. Intrigant dhe hakmarres nen rrogoz. Ky eshte KM I ardhshem qe na e propozojne ketu disa leshko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *