• |
ide | kryesore

Taulant Balla i “merr fytyrën” Bledi Çuçit: S’ka paguar gjobat e makinës së tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Taulant Balla i "merr fytyrën" Bledi Çuçit: S'ka paguar gjobat e makinës së tij


Taulant Balla thotë se paraardhësi i tij Bledi Çuçi nuk ka paguar gjobat e policisë rrugore për automjetin me të cilin ai lëvizte. Përmes një deklarate, Balla shpreh shqetësimin se kjo ka qenë toleruar nga Policia e Shtetit dhe se tani s’duhet të ndodhë më. Deklarata e tij më shumë sesa shqetësim për cështjen e gjobave, ngjan të jetë si një akt për t’i “marrë fytyrën” paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!

Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.

Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!

Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.


7 Comments

  1. Çuçi bente si pidhsome. Me beri pershtypje kur qeshte gjate fjalimeve te policeve dhe drejtoreve. Harroi kari qe Rama ka leshuar me te mire…
    Ja ku te merr fund karriera dhe ik e jep ndonje dyqan me qera te jetosh

    1. Kurve chuchka
      Por kjo balle pragqira eshte me bushter se krejt haremi mavi

  2. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?

  3. Mjafton te prisni ne mengjes te rrethrrotullimi i fakultetit ekonomik dhe dp shikoni perparsine dhe si i hapet rruga kryem*tit te shqiperise.
    Si gjithmone tao tao eshte nje hipokrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *