• |
ide | kryesore

Ukraina mësyn Krimenë, Rusia hakmerret për urën e Putinit duke sulmuar portin në Odesa

Planet, Të fundit
Ukraina mësyn Krimenë, Rusia hakmerret për urën e Putinit duke sulmuar portin në Odesa


Rusia hakmerret për sulmin në urën e Krimesë. Ushtria e Vladimir Putin lëshoi një sulm të fuqishëm në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bombardimet janë kryer kryesisht në vendqëndrime të ushtrisë së Kievit, siç thuhet, për të parandaluar sulme të tjera në drejtim të Federatës. Në Odesa është shënjestruar një zonë detare ku gjendeshin disa anije.

Mbrojtja ukrainase bën me dije se ka rrëzuar 6 raketa Kalibr dhe 21 dronë iranianë që ishin lëshuar në drejtim të rajonit jugor.

“Mbetjet e raketave kanë dëmtuar infrastrukturën portuale në Odesa”, njoftoi komanda ushtarake.

Ndërsa zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sulmin e Rusisë në Odesa dhe Mikolaiv e konsideron një provë që Moska dëshiron të vendosë në rrezik jetët e 400 milionë personave në shtete të ndryshme që varen nga eksportimet e drithërave nga Ukraina.

“Bota duhet të kuptojë se qëllimi i Rusisë është që t’i bëjë njerëzit të vuajnë nga uria dhe t’i vrasë. Ata kanë nevojë për valë refugjatësh. Kështu duan të dobësojnë Perëndimin”, tha shefi i zyrës presidenciale Andry Yermak.

Rusia kundërpërgjigjet, jo vetëm ndaj Kievit, por edhe perëndimit, duke theksuar se do të ofrojë furnizim falas me grurë dhe drithëra për shtetet e Afrikës. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka shmangur një sulm masiv nga Ukraina kundër Krimesë së aneksuar. Raportohet se janë rrëzuar 28 dronë. Megjithatë, banorët në gadishull kanë sinjalizuar për shpërthime të fuqishme.

Gjatë të hënës, Ukraina sulmoi urën Kerç të Krimesë, që e lidh atë me Rusinë. Kievi u justifikua duke nënvizuar se bombardimi u bë për të penguar furnizimet me armë për ushtrinë pushtuese. Ura e Krimesë u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe gadishullit të aneksuar.

Ajo është shumë e dashur për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili personalisht e ka inauguruar dhe kur u dëmtua gjatë luftimeve, u angazhua personalisht për riparimin e saj.


3 Comments

  1. po cpo mesyn krimene o u qifshi me gjithe lajme, ukraina edhe trupat i terhoqi se nuk po ia del dot o karat e lapsit

  2. Ukraina mesyn Krimene…… . Me ke dhe me çfare …. ? Persa i takon ushtareve nuk dihet sa jane ne force realisht dhe sa kane mbetur. Persa i takon armatimeve eshte si puna e pacientit ne spital qe e mbajne me “Serume” nga “paqedashesit” perendimore.
    Ne shqiptaret kemi nje shprehje qe i ka mbijetuar shekujve: “Nuk mbahet shtepia me miell HUA”.
    E kuptoni tani ca ndodh…. apo hajde te bejme lajm dhe e bejme sepse ka disa shkencekare si puna e ngjeles, zhejit demirajt dhe disa gogla qe kane dale se fundmi si te gjitheditur qe japin “projeksione”…… .
    Sdq e vetmja keqardhje e imja eshte Populli i shkrete Ukrainas qe e kane vene perfund kriminelet e “OKSIDENTIT” per orekset dhe fitimet e tyre…. . Mos e dhente perendia te kemi ne te njejtin fat

  3. Ura e PUTINIT? Ju Qifsha Rrobte Po ajo ure nuk u ndertus ne bahcen e PUTINIT qe thua ura e PUTINIT gazete Sorrosiane. Ura ishte mrekukli dhe lidhi krimene me Rusine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *