• |
ide | kryesore

Video/ Balaj nuk mjafton ndaj Linfield: Vllaznia del nga Conference League por “qan” golin e anuluar Çobës

-Instant, Sport, Video
balaj


Vllaznia fiton 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Linfield, në raundin e parë të Conference League, por eliminohet. Peshon humbja 3-1 në Irlandën e Veriut, që mund të ishte ekuilibruar nëse Çoba nuk do të kishte parë golin e tij të anulohej. Në fund vetëm 1-0 e vendosur nga Bekim Balaj, por e pamjaftueshme për të kaluar në turin tjetër të kompeticionit.

Shkodranët me ndryshimin taktik të Memellit, të kaluar në 3-4-3 treguan që në fillim dëshirën për të bërë rezultat. Në minutën e 31’ mund të kishte ardhur momenti i kthesës. Harkimi i Hakajt nga e majta gjeti Çobën që shënoi, por goli u anulua për prekje topi me dorë. Insistimi i shkodranëve u kurorëzua vetëm në pjesën e dytë kur një goditje me kokë e Balaj përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia shembet në Irlandën e Veriut: Juric vetëm sa zbut pasivin ndaj Linfield

“Boll i mërzitur jam, por ajo që dua të them është një falënderim i madh për futbollistët – tha tekniku i Vllaznisë Migen Memelli -. Nuk mund të jem më tepër krenar, pasi sot në Shkodër të gjithë kanë vënë re një futboll të bukur. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin ato episode që nuk na u dhanë. Unë kam ardhur në Shkodër për të fituar dhe skepticizmi ska qenë vetëm për mua por edhe për Balajn që bëri gol sot” tha Memelli pas ndeshjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *