• |
ide | kryesore

Beleri kërkoi lirinë, por edhe Gjykata e Lartë e la në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fredi Beleri



Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar. Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni.

Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.



3 Comments

  1. Deri ku do shkojë kjo marrëzi e kësaj drejtësie.Dhe gjykata e lartë më e larta vegël e pushtetin rilindas!!!

  2. Hahah ore ky eshte kelyshi Grekut, ti qihet motra ku ta kete, se ka bere jo vetem tashti por edhe ne te kaluaren krime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *