• |
ide | kryesore

Fituesi nuk ndryshohet: Shehi imition transfertën në Batumi edhe ndaj Besiktas

-Instant, F1, Sport
Shehi



Raundi i dytë i Conference League është pengesa më e madhe që Tirana mund të mendonte. E megjithatë, kundër Besiktas, bardheblutë “nuk futen të mundur”. Të paktën kështu u shpreh tekniku Orges Shehi për ndeshjen në Stamboll, sonte në orën 20.00.

PËRGATITJET E FUNDIT

Përgatitjet e fundit, Tirana i ka kompletuar në Turqi, në seancën zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Shehi mund të jetë i qetë sepse rifinitura ka kaluar pa probleme, me lojtarët që nuk kanë patur asnjë shqetësim fizik. Ambjentimi me fushën është bërë edhe në dritën e analizave taktike mbi kundërshtarin e frikshëm.

Shehi ka të gjithë lojtarët në dispozicion në sfidën me turqit dhe në krahasim me një javë më parë ka rritje të kondicionitm edhe pë rata si Hoxhallari e Mici që kishin pamjaftueshmëri ngarkese në këmbët e tyre.

STRATEGJIA E PËRZGJEDHUR

Ekipi fitues nuk ndryshon, është një koncept që tekniku i Tiranës e promovon plotësisht. Për më tepër, formacioni që triumfoi 1-2 në Batumi dha prova se suporton një lloj ndeshje të ngjashme me atë që do të zhvillohet në Stamboll. Praktikisht një 90 minutësh në pritje, në tentativë për të aplikuar kundërsulmin, për të bërë keq.

Lexo më tej: “Askush nuk futet në lojë i mundur”: Shehi sfidon Besiktas dhe thërret në ndihmë Abazajn

Përgjoni edhe këtë herë ka fituar dualizmin me Micin për krahun e majtë, duke u zgjedhur në katërshen e linjës. Bashkë me Dokën në të djathtë e Najdovskin e Hoxhallarin, ai do të mbrojë Selmanin mes shtyllave. Për mesfushën janë të tre të promovuar, Lushkja, Jonuzi dhe Hila. Riaftësimi i Kaina Nunes nuk do të ndryshojë hierarkitë e ofensivës bardheblu. Abazaj, Hasani e Latifi do të udhëheqin sërisht skuadrën në kërkim të golit të parë të një prej sulmuesve në këtë fushatë europiane.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Portier: Selmani
Mbrojtës: Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni
Mesfushorë: Jonuzi, Hila, Lushkja
Sulmues: Hasani, Latifi, Abazaj
Trajner: Orges Shehi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *