• |
ide | kryesore

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e Fredi Belerit

Lajme, Të fundit
athina, Beleri



SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët akuzohen për blerje votash në Himarë për zgjedhjet e 14 majit.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe prej disa muajsh ndodhet në burg  nën akuza për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.111 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 31.07.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1.Dhionisios Alfred Beleri, akuzuar për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 e 25 i Kodit Penal.

2.Pandeli Kokaveshi, akuzuar për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 e 25 i Kodit Penal.

Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit, sikurse janë të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave, nga kqyrjet e akteve të ekspertimit kompjuterik, nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale etj, rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri.

Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023.

 



2 Comments

  1. Ministria e jashtme Greke i shpreh që ky problem do jetë gjemb për Shqipërinë.Por janë treguar diplomatë siç janë se në fakt është një hu në prapanicën e Ramës dhe sigurisht një thikë për Shqipërinë.Dhe shkaku janë këto zgjatimet e bllokut të diktaturës që dikur anatemonin Europën e Amerikën dhe të njëjtë gjë bën dhe neodiktatori Rama.Dhe përsëri duan t’a mbajnë vendin të izoluar dhe në monizëm!!

  2. /”Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni”/

    50 euro??!! Qesharake! Pse për kaq pak po dënohet Bejleri?!… Po kur gangsteri Rama me shokë harxhojnë me miliona euro në zgjedhje për t’i manipuluar ato, pse nuk futet në burg?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *