• |
ide | kryesore

Gigi Hadid flet për sëmundjen e motrës së saj

Paparazzi, Slider
Gigi Hadid



Gigi Hadid ka folur për shëndetin e motrës së saj. Modelja shkroi në Instagram Story për të shpjeguar një foto që ndau me Bella Hadid muajin e kaluar në prapaskenë në një shfaqje mode. “Mezi pres të kthehesh”, ka shkruar ajo krahas fotos.

“Thjesht dua të prek këtë postim nga java e kaluar. Bella sapo përfundoi një trajtim të gjatë dhe intensiv për sëmundjen Lyme,” shpjegoi Gigi. “Nuk doja që disa ta merrnin postimin tim si një premtim se ajo do të kthehej në shfaqje këtë sezonin e ardhshëm.” Gigi shtoi për motrën e saj : “Jam shumë krenare për të dhe e emocionuar për rikthimin e saj sa herë që të ndihet gati”.

Modelja dhe vëllai i saj, Anwar Hadid, u diagnostikuan të dy me sëmundjen Lyme në vitin 2012. Sipas CDC, simptomat e sëmundjes Lyme përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe një skuqje karakteristike të lëkurës. Muajin e kaluar, një burim i tha ET se Bella, e cila kohët e fundit u nda nga Marc Kalman, ishte “në trajtim të përditshëm për sëmundjen Lyme” dhe jo në rehabilitim siç sugjeruan disa raporte.

“Nëntë muaj më parë, Bella vendosi që nuk donte të pinte, kështu që ndaloi”, tha burimi. “Ajo ka qenë esëll për nëntë muaj dhe nuk ka pasur kurrë probleme me alk00lin apo dr0gën. Bella nuk është në rehabilitim.” Menjëherë pas kësaj, Hadid njoftoi në Instagram se ishte gati 10 muaj esëll./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *