• |
ide | kryesore

Arrestohet 45-vjeçari/ Goditi me lopatë një 57-vjeçar në Vlorë

Lajme, Të fundit


Policia e Vlorës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi gjatë një konflikti ka goditur me lopatë një 57-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë e dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D. s., ndërsa i lënduari, shtetasi me iniciale A.H., ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 33 vjeç, banues në Fier, pasi u kap jashtë banesës së tij, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Kocul, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur 4 mjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale;

-M. P., 61 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *