• |
ide | kryesore

Drejtonin mjetin nën efektin e drogës, dy të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit
kosova



Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Autoritetet bëjnë me dije se ka shkuar në 26 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave.

Gjithashtu raportohet se dy persona kanë rënë në pranga, bëhet fjalë për shtetasit Xh.B., dhe S.L.

NJOFTIMI:

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas që drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *