• |
ide | kryesore

Kanye West rikthehet në industrinë e modës

Paparazzi, Slider



Kanye West po planifikon “rikthimin”  në fushën e modës me mbështetjen e “gruas së tij”, Bianca Censori.

“Ata janë duke udhëtuar dhe Kanye ka qenë shumë i frymëzuar”, tha një burim për US Weekly të martën. “Ai thotë se është duke dizajnuar, duke shkruar muzikë dhe duke u frymëzuar.” Insajderi pohoi se stilisti Yeezy ka plane novatore për të tronditur industrinë e modës. “Bianca e ka ndihmuar Kanye-n me disa dizajne dhe të dy mendojnë se moda e tyre do të ndryshojë kulturën,” vazhdoi burimi.

Sa i përket çiftit, të dy janë ende në “fazën e muajit të mjaltit”, muaj pas ceremonisë së tyre martesore jo-ligjore në janar.“Ata janë gjithmonë menjëri-tjetrin dhe tregojnë dashuri,” shtoi burimi i brendshëm.

Përveç kthimit  me modën e tyre, çifti ka krijuar zhurmë edhe me raportin e tyre. Në një video të shpërndarë në Instagram të hënën, ata u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin në darkë ndërsa këndonin së bashku  këngën e Black Eyed Peas “I Gotta Feeling”. Para lidhjes me Censorin, reperi i “Flashing Lights” ishte i martuar me Kim Kardashian. Ish-çifti ka katër fëmijë: North, 10, Saint, 7, Chicago, 5, dhe Psalm, 4./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *