• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Administratori i shtetit: Bashkitë e qarkut janë debitore

Lajme, Të fundit



Pas vendimit për sekuestrimin e pronave përfshi dhe projektin e inceneratorit të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, impianti i mbetjeve tashmë administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme

Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet
”, u shpreh ai.



3 Comments

  1. Çmimet e qirasë në Rolling Hills nga 6 deri 10 mijë euro në muaj. Shkëlzeni me disa apartamente jeton me qira?

    1. Shoku jane debitore bashkite shoku , bashkia buxhetin e vetem e ka nga taksat e mbledhura . Nje pale taksa u voodhen e nuk u ndertua gje . Tani do futen duart prap ne buxhetet bashkiake se ata qyqare qe mbledhin plera gjith diten kan nga 3 muaj pa cuar buke ne shtepi . Shkelzeni tek e fundit eshte njeri i lire , pa ndonje post zyrtar . Ju nqs keni ndonje fakt kundra tij shkoni dhe denoncojeni . Sot ” drejtesia funksionon” thote i gjati . Dhe soji i juaj nje qime te holle te kishte gjetur per ata do ta kishte bere tra . Pra boll se te ju po vjen era e mutit me keq se halete qe la partia e juaj para 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *