• |
ide | kryesore

McGonigal pranon fajin para gjykatës/ Brenda muajit zgjidhet edhe dosja “Shqipëria”

Arkiva, Lajme, Të fundit
McGonigal


Ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork Charles McGonigal e deklaroi veten fajtor këtë të martë për akuzën e komplotit për lidhjet e tij me një oligark rus të sanksionuar në vitin 2021. Veterani 22-vjeçar i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018 pranoi fajin se kishte shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave për pastrim parash. Ai bëri një marrëveshje me prokurorët e Nju Jorkut.

CNN kujton se ai u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe ndaj tij u ngritën 2 aktakuza të veçanta, njëra në Nju Jork dhe tjetra në Uashington DC. Ai u akuzua se kishte punuar me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte zyrtar i lartë në FBI.

Pas pranimit të fajit për akuzën e lidhjeve të tij me oligarkun rus pritet që të ketë zhvillime edhe në aferën që e lidh atë me Shqipërinë. Avokati i McGonigal, Seth DuCharme i tha një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit.

McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Në gjykatë këtë të martë, McGonigal iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me skemën e paligjshme që kishte ngritur me Deripaska. Në gjykatë, McGonigal, tha se ishte “thellësisht i penduar” për veprimet e tij.

“Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, – tha ai, duke u dukur ndonjëherë edhe paksa emocional.

“Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska. E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së. E kuptova që puna që bëra do t’i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t’i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt” – tha ai.

McGonigal tani mund të përballet me një dënim maksimal prej 5 vjetësh. Vendimi për të do të jepet më 14 dhjetor. Avokatët e tij treguan se do t’i kërkojnë gjykatësit të marrë në konsideratë informacionet e klasifikuara të lidhura me punën e McGonigal për qeverinë amerikane përpara se të japë dënimin e tij. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. paketojeni edhe kete shkerdhaten ketu e dergoheni ne Guantanamo.lidheni kembe e duar qe te pushoje se beri ndyresirat qe ka bere ne kete vend.vend shqiponjash qe udhehiqet nga korbat.

  2. Ky i gjati kaq bo aq zullume sa nuk ka per ta marre vesh nga do ti vije……..
    Qeveria amerikane nuk harxhon usd me paketu nje mortje qe ecen …….
    Do ti thone: “Prej vete nje bilete vetem ardhje ne usa….” kthim nuk ka……

  3. Ndoshta Zoti nuk e ka braktisur Shqiperine dhe do behet sebep ky gjyqi i Washingtonit dhe i

    dalin te palarat beut tone dhe shpeton Shqiperia nga ky vampir qe po i pi gjakun ketij populli.

    1. Nuk ka lidhje zoti ne kete mes. Nese nje popull nuk e do nje drejtues i fut shkelmin bythve dhe nuk i drejtohet zotit.

    1. O patronazhisti legen, po ata vetë e thonë. A po ke frikë se do e haja ky i gjati? Dhe fajin nuk pranohet pa treguar se çfarë ke bërë, mbase ndaj i keni dhjere brekët të gjithë ju të ripjerdhjes.

  4. O patronazhisti legen, po ata vetë e thonë. A po ke frikë se do e haja ky i gjati? Dhe fajin nuk pranohet pa treguar se çfarë ke bërë, mbase ndaj i keni dhjere brekët të gjithë ju të ripjerdhjes.

  5. Dosje ka e ç’ke me atë punë por nuk e di nëse gjykata amerikane e cila pothuajse është kthyer në armë të Sorros dhe PD amerikane do t’a zgjasi këtë gjykim.Dhe ja kalojnë Spakut që nuk ka për të vepruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *