• |
ide | kryesore

I nxehti e shemb përtokë pas ndeshjes: ankth në Europianin e volejbollit për Paola Egonu

-Instant, Sport
Egonu


Momente ankthi në kombëtaren e Italisë së volejbollit, pas fitores 3-0 ndaj Rumanisë në Verona Arena, në debutimin në Kampionatin Evropian të femrave. Paola Egonu u ndje keq menjëherë pas ndeshjes, ndoshta për shkak të vapës, por më pas e rimori veten. Volejbollistja u rrëzua para shoqeve të saj dhe stafi mjekësor e asistoi menjëherë. Pas ndihmës së marrë, Egonu refuzoi të dërgohej në spital për t’iu nënshtruar analizave të mëtejshme. Volejbollistja, e lënë jashtë formacionit titullar dhe e aktivizuar gjatë ndeshjes, me trajnerin Mazzanti që preferoi Ekaterina Antropova (shtetase italiane prej pak ditësh), më pas u kthye me shoqet e saj në hotel.

Lexo më tej: “Më quajtën kur*ë e huaj, askush nuk reagoi”: Zaynab Dosso, medalje e bronxtë në Europian, denoncon racizmin

Situata mund të mos jetë kaq e thjeshtë, sepse nuk është hera e parë që Egonu ka probleme shëndetësore. Katër vjet më parë, në fund të ndeshjes së Ligës së Kombeve 2019 mes Italisë dhe Koresë së Jugut, Egonu u shtrua në spital në Perugia. Shkaku ishte se ajo u ndje keq për shkak të një “rënie të presionit të gjakut”, siç njoftoi Federvolley në një shënim. Pas disa orësh nën kontroll, volejbollistja e Italisë u kthye në hotel.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *