• |
ide | kryesore

Kthehet pas 13 vjetësh, tifozët e presin si një prej tyre. Inter zyrtarizon Arnautovic: “Këtu për trofe e gola”

-Instant, Sport



Inter përqafon ose më mirë përqafon sërish sulmuesin e ri, Marko Arnautovic. Austriaku, i cili mbërriti në Milano të martën në mbrëmje, duke premtuar për të shënuar të paktën dhjetë gola, është zyrtarisht një lojtar i zikaltërve. Një kthim 13 vjet nga mbërritja e parë në Milano. Lajmin e ka bërë të ditur Inter, që e ka marrë në huazim sulmuesin nga Bolonja, me të drejtë dhe detyrim blerje në kushte të caktuara. “Unë jam këtu për të fituar dhe për të shënuar gola. Unë jam një Marko ndryshe nga 13 vjet më parë. Jam këtu për të sjellë trofe”, ishin fjalët e para të Arnautovic në rikthimin e tij te zikaltrit.

ARNAUTOVIC: “KËTU PËR TË FITUAR”

Dhe fjalët e tij të para si zikaltër mbërritën në Inter TV: “Jam i gëzuar dhe i lumtur, është një nder i madh për mua të luaj përsëri për Inter. Trembëdhjetë vjet më parë isha më shumë tifoz sesa lojtar. Sot jam këtu për të ndihmuar ekipin të fitojë. Jam rritur, ai Marko ishte kokëfortë dhe nuk mendonte aq shumë për futbollin. Tani është ndryshe, jam i qetë dhe i rritur në moshë dhe karakter”.

“Unë jam i fortë fizikisht, kam ardhur këtu për të shënuar gola dhe di si ta bëj këtë. Pritshmëritë? Kam ardhur këtu për të fituar diçka sepse këtu duhet të fitosh. Unë jam këtu për të sjellë një trofe – vazhdoi ai -. Jam stërvitur menjëherë me shokët e tani fillon kampionati”.

MESAZHI I ULTRASVE

“Mirë se erdhe përsëri në familje Marko, Veriu është me ty”. Kjo është pankarta me të cilën Curva Nord përshëndeti Arnautovic në Coni. Për austriakun, një jetë e dytë te Inter. Sulmuesi e kishte veshur tashmë këtë fanellë trembëdhjetë vjet më parë, në vitin e Tripletës, kur grumbulloi tre paraqitje dhe zero gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *