• |
ide | kryesore

Letra e Belerit nga burgu: “I miri Rama” thuaji “Ramës kryeministër” të më lejojë të betohem!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Belerit Beleri


Fredi Beleri i është përgjigjur letrës që Edi Rama kishte shkruar një ditë më parë për burgosjen e tij dhe për qëndrimin që po mbajnë grekët në lidhje me bashkinë e Himarës. Beleri e ndan Ramën “e mirë” që shfaqet në letër dhe që respekton institucionet e drejtësisë me Ramën tjetër kryeministër, të cilit i kërkon ti japë leje të betohet dhe që e akuzon se po grabit pronat e Himarës me miqtë e tij “investitorë strategjikë”.

Beleri shprehet se në zgjedhjet bashkiake të majit u raportuan 35 raste parregullsishë zgjedhore, por që ai është i vetmi i arrestuar dhe i lënë në paraburgim.

Lexo edhe: Sa i kushton Ramës koka e Belerit

“Për një korrupsion të pretenduar prej 40 000 lekësh (380 euro) kam tre muaj që jam në paraburgim. Për analogji, sa shekuj duhet të burgosen dhjetëra bashkëpunëtorë të Ramës të ndjekur penalisht për korrupsion?” shkruan Beleri, duke kërkuar me ironi Ramës t’i thotë adashit të tij kryeministër që ta nxjerrë nga burgu.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit

Pabesi (mashtrim)

Sot lexova një postim shumë të bukur (megjithëse të çuditshëm e fjalëshumë). E ka shkruar një politikan i mirë dhe modern që siç pashë quhet Edi Rama. Ka të ngjarë të jetë sinonim i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, i cili një javë para zgjedhjeve vendore të majit 2023 më quajti publikisht “armikun e tij personal” dhe më ofendoi në mënyrë vulgare, duke më quajtur kokërr injoranti, llum, plehër e të tjera sharje të ngjashme. Me siguri do të jetë sinonim sepse i “miri” Edi Rama shkruan ndryshe dhe i referohet një vendi tjetër që nuk është Shqipëria.

“I miri” Edi Rama u shqetësua nga tubimi madhështor në Himarë, më 14-8-2023, për lirimin tim. Thotë se tubimi u organizua nga politikanë grekë. Besoj se nuk e ka kuptuar mirë. Tubimi u organizua nga qytetarë të Shqipërisë, me origjinë greke dhe shqiptare, ku veç të tjerëve, folën edhe kryebashkiakët nga Greqia. Ishin këta qytetarë të Shqipërisë, që pavarësisht atyre që bëri kryeministri Rama, nuk u trembën por më votuan dhe më zgjodhën kryetar bashkie në muajin maj.

“I miri” Edi Rama i referohet vetëm faktit që kam edhe shtetësinë greke. Ai harron (ashtu sikurse kryeministri Rama) që kam lindur në Himarë, jam me origjinë greke dhe flas greqisht. Greqisht flasin të gjithë në familjen time, sikurse flet shumica e popullsisë së Himarës. Pavarësisht gjithë kësaj, Shqipëria nuk pranon faktin që në Himarë jeton një minoritet etnik grek. Ajo njeh vetëm praninë e grekëve në bashkitë Finiq dhe Dropull. Ngritja e flamurit grek nuk është një e drejtë që na e ka dhënë kryeministri Rama. Ajo ka ndodhur që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe ka qenë kusht që Shqipëria të njihet nga Lidhja e Kombeve.

“I miri” Edi Rama flet për problemet që ekzistojnë në të gjithë Shqipërinë me të drejtat e pronësisë. Ai padyshim nuk e di që adashi i tij kryeministër, Edi Rama, nga e gjithë vija bregdetare e Shqipërisë, ka caktuar vetëm Himarën si zonë investimesh strategjike për turizmin. Në Himarë grabiten pronat e grekëve, jo në zona të tjera të Shqipërisë. Vetëm në Himarë kemi “investitorë strategjikë” që rezulton të jenë të gjithë miq të kryeministrit Edi Rama…

“I miri” Edi Rama nuk do ta ketë mësuar që në këto 33 vite (d.m.th që nga rënia e komunizmit) që po dëgjojmë për krime elektorale është arrestuar vetëm një person, ai jam unë dhe unë jam me origjinë greke.

“I miri” Edi Rama, gjithashtu, nuk do ta ketë mësuar se në zgjedhjet bashkiake të majit u raportuan 35 raste parregullsishë zgjedhore. Vetëm unë jam arrestuar dhe më ka lënë në paraburgim.

“I miri” Edi Rama me të drejtë thotë se SHBA dhe Evropa mbështetën reformën në drejtësi në sistemin gjyqësor shqiptar. Por duke qenë se gjithçka gjykohet nga rezultati, në rastin tim është e qartë se gjërat në drejtësi nuk po shkojnë mirë pasi:

– Policia më përgjoi me metodat e sigurimit të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990, duke rekrutuar një person të dënuar për mashtrim,

– Prokurorja që më pas urdhëroi policinë për të kryer përgjimet nuk kishte kompetencën për të urdhëruar këtë përgjim,

– Gjatë momentit të arrestimit nuk isha duke kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, rrjedhimisht nuk ekziston flagranca,

– Gjyqtarët që nisën procesin ndaj meje ishin të gjithë ish-drejtues apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare.

– Në asnjë moment të përgjimeve të jashtëligjshme nuk rezulton se jap para për të blerë vota.

– Prokurorja e Gjykatës së Posaçme të SPAK-ut ka përdorur një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të kaluarën, kur në dëshminë e penalitetit, e cila lëshohet elektronikisht, rezultoj i padënuar.

– Për një korrupsion të pretenduar prej 40 000 lekësh (380 euro) kam tre muaj që jam në paraburgim. Për analogji, sa shekuj duhet të burgosen dhjetëra bashkëpunëtorë të Ramës të ndjekur penalisht për korrupsion?

“I miri” Edi Rama i referohet një fjale të urtë shqiptare duke kërkuar “të mos digjet jorgani për një plesht”. Më lejoni t’i them një fjalë të urtë greke: “luani dallohet edhe nga thoi”. Nuk nevojitet të shohim shumë. Nga ajo që ka bërë kryeministri Rama në rastin tim, mund të nxjerrim konkluzione të vlefshme për gjendjen e përgjithshme të drejtësisë dhe shtetit ligjor në atdheun tim Shqipëri.

Së fundi, “i miri” Edi Rama thotë se grekët dhe shqiptarët janë “një fytyrë, një rracë”. Ndoshta po, ndoshta jo. Megjithatë, Rama si kryeministër sigurisht tregon se është “një fytyrë, një rracë” me Erdoganin. Edhe Erdogani flet për drejtësi të pavarur dhe kërkon që vendimet e tij të respektohen.

Duke përfunduar, “i miri” Edi Rama thotë le të lemë drejtësinë të bëjë punën e saj e pashqetësuar. Le t’i thotë pastaj kryeministrit Edi Rama të më lërë të betohem si kryetar bashkie. Kjo nuk është punë e drejtësisë. Është vendim i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Po pres Edi Rama!


6 Comments

  1. “Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 jehonë turistëve italianë që zgjedhin Shqipërinë: Avioni, shtëpia e makina për vetëm 150 euro,tani shpellkare e maloke vazhdoni te hani Mutin e salihut e sspiunit metaj,tju beje mire ai Mut.Futi nje shkume o Beler se dhe salih metaj nuk e rrujne per ty

    1. Ja ke fut si kau peles , ku i ha Palikarit rama ku e kruan ti o ripjells i semure, cfare.lidhje ka aeroporti i tiranes me belerin apo thote palikari kan ardhur 3.4 milion turista italian me orgjine shqiptare dhe ti drejt e brenda , shiko te ardhurat tatimore nga aeroporti dhe turizmi dhe do kuptosh se cfare ka sjell per buxhetin e Palikarit kjo” dyndje” e turizmit me buke me vehte😂😂🤮🤮🤮

    2. Shyqyr qe vijne Italianet e pagojne 150 Euro ne dite se ne pensionistet 150 Eur i kemi per te gjithe muajin. Te pakten do vdesim te gezuar me kete lajm per Italianet

  2. bejleri fshatar zone,100% shqiptare e krimineli.rama jevgjit 100% e psikopat,hajdut e antishqiptare 1000%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *