• |
ide | kryesore

Shpërthen konflikti i ri te PSG: Marquinhos votohet si kapiten, disa lojtarë nuk e duan

-Instant, Sport
marquinhos



Fillimisht rasti Mbappe, më pas shitja e Neymar dhe tani edhe çështja e kapitenit. I kuptueshëm fillimi zhgënjyes i kampionatit me dy barazime në dy ndeshjet e para të Ligue 1. Fillimi i sezonit të Paris Saint-Germain është gjithnjë e më i turbullt. Dhimbjet e kokës në skuadrën parisiene duket se nuk mbarojnë kurrë. Kapitulli i fundit ka të bëjë me caktimin e shiriti të kapitenit, i rikthyer në ndeshjen e fundit në krahun e Marquinhos. Por jo të gjithë në dhomat e zhveshjes së PSG janë dakord me vendimin.

DISA LOJTARË KËRKOJNË VOTIM TJETËR

Marquinhos kishte trashëguar shiritin e kapitenit në vitin 2020 nga Thiago Silva, i cili u largua për te Chelsea. Por Luis Enrique, që u ul në pankinën e PSG-së në verë, donte ta bënte skuadrën përgjegjëse duke e lejuar ta zgjidhte vetë kapitenin. Kështu dhoma e zhveshjes u mblodh për të bërë zgjedhjen, përmes një votimi me ngritje duarsh. Marquinhos ishte më i votuari, edhe pse jo unanimisht. Ndaj, sipas RmcSport, disa lojtarë i kanë kërkuar klubit që të bëhet një tjetër votime. Këtë herë në mënyrë formale, ndoshta edhe me një konsultë të fshehtë.

Lexo më tej: Video/ Mbappé kthehet me gol te PSG, por Luis Enrique nuk di të fitojë: krizë për Lyon

MOTIVET E THYERJES E ZËVENDËSUESIT E MUNDSHËM

Ndër arsyet e kësaj përçarje do të ishte lidershipi i brazilianit i vënë në pikëpyetje sezonin e kaluar. Pa harruar se roli i tij brenda skuadrës ende nuk është përcaktuar mirë. Në ndeshjen debutuese në Ligue 1 ai qëndroi në pankinë, ndërsa në ndeshjen e fundit ishte kapiten. Në rast se Marquinhos do të rrëzohej, kandidatët kryesorë për të marrë shiritin janë Mbappé (zëvendësi i zgjedhur në janar), Danilo Pereira, Kimpembe dhe Verratti. Tani lojtarët e pakënaqur mund të thonë sërish fjalën e tyre dhe ndoshta të përmbysin hierarkitë në dhomat e zhveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *