• |
ide | kryesore

FSHF aprovon kërkesën, shtyhet ndeshja Partizani-Teuta: ja ndryshimet në javën e parë të Superiores

-Instant, F1, Sport
FSHF



Mardhëniet mes Partizanit e Teutës, pas operacionit Qirko, mbeten të mira. Këtë e konfirmon edhe pranimi i durësakëve për të shtyrë ndeshjen e tyre debutuese kundër të kuqvë në Superiore. Kampionati 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.

Për shkak të impenjimeve në playoff të Conference League, Partizani do të përballet me një udhëtim të gjatë në transfertën e Kazakistanit. Për këtë arsye të kuqtë kërkuan shtyrjen e ndeshjes së javës së parë ndaj Teutës. Kërkesa gjeti dakortësinë e klubit Teuta dhe FSHF vendosi që kjo ndeshje të shtyhet. Data do të përcaktohet në një moment të dytë nga Departamenti i Garave në FSHF.

Lexo më tej: Ndryshon Superiorja, titulli vendoset me Final 4: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton formatin e ri

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00. Sipas kalendarit të FSHF, duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00 mbyll ndeshjet e ditës. Të dielën do të zhvillohen dy takimet e tjera Laçi-Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *