• |
ide | kryesore

Kina shpreh hapur ambiciet për BRICS/ Xi Jinping: Aleanca të zgjerohet me shtete të tjera

Arkiva, Planet
BRICS



Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën, për përshpejtimin e zgjerimit të grupit ekonomik BRICS, i cili përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Zgjerimi i aleancës është një objektiv që Kina, vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, e ka patur për një kohë të gjatë.

Për të kuptuar më tepër rreth interesave konfliktuese brenda BRICS lexoni analizën e mëposhtme: 

Sfidat e BRICS-it/ Sa janë shanset që të thyhet dominimi global i SHBA-së 

Në takimin e udhëheqësve të këtyre vendeve në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johanesburg, Presidenti kinez Xi tha se ishte i kënaqur të shihte entuziazmin e vendeve në zhvillim për të marrë në takim si dhe të shumë vendeve të tjera që kanë aplikuar për anëtarësim në grup.

“Duhet të lejojmë më shumë vende t’i bashkohen familjes BRICS për të zgjeruar aftësitë dhe përpjekjet për ta bërë më të drejtë dhe me të barabartë qeverisjen globale”, tha zoti Xi.

Udhëheqësit e vendeve të grupit BRICS po shqyrtojnë sot rregullat e pranimit të anëtarëve të rinj.

Afrika e Jugut tha muajin e kaluar se më shumë se 40 vende të tjera kanë shprehur interes për t’u anëtarësuar në BRICS, një organizatë që synon të balancojë dominimin e Perëndimit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në çështjet globale. Sipas Johanesburgut, njëzet e dy prej tyre tashmë kanë aplikuar për anëtarësim.

Kina për një kohë të gjatë ka bërë thirrje për zgjerimin e grupit BRICS, duke shpresuar se zgjerimi i tij me anëtarë të rinj do t’i jepte më shumë fuqi grupit të vendeve që tashmë përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë së botës dhe 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë globale.

Rusia është gjithashtu e interesuar për zgjerimin e grupit, ndërsa Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shprehu mbështetjen për këtë ide gjatë një takimi dypalësh me Presidentin kinez Xi të martën.

Presidenti Xi tha gjithashtu se vendet e grupit BRICS kanë rënë dakord të themelojnë një grup studimor mbi inteligjencën artificiale dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorin e teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke përfshirë forcimin e shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit teknik./ VOA



2 Comments

  1. DOLEN SI KEPURDHAT PAS SHIUT KU SOPO RRITET TEMPERATURA THAHEN NJEHERESH thotë:

    KUR KA KONKURENC INTERRESI QE PADREJTESIJA PER TE ARRITUR INTERESIN BEHET SI THEMBRA AKILIT.POR QE NUK FUNKSIONON MBASI ZHVILLIMET KAN TREGUES PAMUNDESISH PLUS NJE HUMBJE DHE KOSTO ME SHUM SE DOBI NE KETO RRETHANA PRITSHMERIT DESHTOJN .DHE EGOJA FUQIJA KREATIVITETI EKLIPSOJN RRENIM LIND PYETJA PERSE GJINIJA NJERZORE TJE BJER KAQ POSH PERDERI SA ZOTI KRIJOJ MUNDESIT E SHPETIMIT .PORGJIGJA ESHTE PO POR KA NJE FENOMEN HYJNORE QE NJERIUT MEKATARE I VDES ZEMRA NGA MEKATI I IKEN NDJESHMERIJA PER MIRE I NGJAN NJE TE DEHURI QE SA ME SHUM PIN AQ ME SHUM DEHET DHE ZEMRA NGJALLET NDJESHMERIJA PER MIR VJEN VETEM NESE NJERIU PENDOHET SIPAS KRITEREVE QE ZOTI PERCAKTOJ.DHE NESE LARGOHEN NGA PADREJTESIJA FRENOJN EGON DHE VEPROJN SIPAS UDHEZIMIT HYJNOR DUKE U MBESHTETUR TEK VETJA NJERZIT SOLLEN NE ZHVILLIM VETVETEN EGON ANTIVLERAT DOBESI SHKATRRIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *