• |
ide | kryesore

Tapeti i veçantë i fushës në Astana dhe udhëtimi sfilitës, Zekic ka një plan: “Përqendrim e qetësi”

-Instant, F1, Sport
Zekic


Partizani është gati tashmë për sfidën e të enjtes në plyoff të Conference League kundër Astana. Në Kazakistan, të kuqtë do të përballen, përvec se kundërshtarit të fortë, edhe me një udhëtim të lodhshëm dhe një fushë të vecantë të stadiumit ku do të luhet ndeshja. Zoran Zekic, tekniku i kampionëve të Shqipërisë, kërkon të mbajë ekuilibrat përpara një ndeshje ku Astana është favorite: “Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Astana është favorite nesër, por unë shpresoj që skuadra jonë të paraqitet më mirë”.

ASTANA  E SINDROMA E TRANSFERTAVE

Nëse kroati i beson statistikave, që thonë se transfertat nuk janë pika e fortë e kazakëve, atëherë Partizani mund të luajë një ndeshje në pritje. Mund të jetë edhe e këshillueshme, duke parë fluturimin e gjatë dhe të lodhshëm. “Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm, – pranoi Zekic në konferencë për shtyp -. Nesër ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka stadiumi”.

Lexo më tej: Bytyçi ‘mbyll’ problemet në mbrojtje: Partizani e zyrtarizon suharekasin me një video

EKSPERIENCA E MOTIVIMI

Partizani ka arritur edhe më parë në playoff, por në 2016-17 u mund nga Krasnodar dhe dëshroi të futej në grupe të Europa League. Tani historia përsëritet dhe përballë nuk janë rusët por kazakët e Astana, që gjithësesi kanë më shumë eksperiencë: “Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane. Por ka me të vërtetë shumë motivim te lojtarët. Për fat të keq, nuk mund të vrapoj në fushë të ndihmoj lojtarët. Por ne jemi të përgatitur mirë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mirë”, e mbylli Zekic.

MUNGESA

Në transfertën e ndeshjes së parë, Zekic duhet të bëjë pa Atanaskoski. Mbrojtësi është i skualifikuar dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut në Astana. Buxhelaj është një opsion, pa harruar se në skuadër ka mbërritur edhe Bytyçi, që e lejon teknikut kroat të mund të ndryshojë sistem loje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *