• |
ide | kryesore

Bytyçi ‘mbyll’ problemet në mbrojtje: Partizani e zyrtarizon suharekasin me një video

-Instant, F1, Sport, Video
Bytyçi



Altin Bytyçi duket se është zgjidhja e problemeve difensive te Partizani. 22 vjeçari nga Suhareka ka kaluar nga Kukësi te të kuqtë, duke u bërë përforcimi i fundit para ndeshjeve të playoff në Conference League kundër Astana. Mangësitë e shfaqura në prapavijë e dëmtimi i Sembene, kanë detyruar drejtuesit e Partizanit të rikthehen në merkato. Altin Bytyçi, që ka eksperiencë në Superiore pasi më parë ka luajtur edhe për Besën e Laçin, vishet i kuq pas tre sezoneve me Kukësin.

𝐌𝐈𝐑𝐄̈𝐒𝐄𝐕𝐉𝐄𝐍 𝐓𝐄 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐄̈𝐓 𝐀𝐋𝐓𝐈𝐍 𝐁𝐘𝐓𝐘𝐂̧𝐈

✍️ Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Bytyçin. Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi. 22 vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do ti bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës

LOJTAR I LIRË, POR KUKËSI DO TË PAGUHET

Bytyçi vjen si lojtar i lirë te Kukësi, por kjo nuk e shpëton Partizanin nga pagesa. Duke qenë se mbrojtësi është ende 22 vjeç, çdo klub që firmos kontratë me të duhet të paguaj taksën e formimit, që është rreth 10 milionë lekë. Mbrojtësi ka qenë tri vitet e fundit pjesë e Kukësit, ndërsa e ka nisur karrierën nga U-19 e këtij klubi. Bytyçi ka debutuar në Superiore kundër Flamurtarit më 23 maj 2018. Në karrierën e tij Bytyçi ka luajtur edhe për një kohë të shkurtër me Laçin, por duke mos marrë minutat e duhura. Ndërsa në sezonin 2019-2020 ka qenë pjesë e klubit kroat Medimurje Cakovec. Qendërmbrojtësi i ri i Partizanit ka qenë në vitin 2019 edhe pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës, duke u aktivizuar në tri ndeshje.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Ekipi i Kukesit, mbas 3 sezonesh, njofton mbylljen e marreveshjes me Altin Bytyçin!
Klubi e falenderon per kontributin e dhene edhe i uron shume suksese lojtarit ne karrieren e tij!
Faleminderit Altin!

Altin Bytyçi, është afrimi numër shtatë i Partizanit në merkaton e verës pas Albers Kekos, Eros Grezdës, Adnard Mehmetit, Pano Qirkos, Gjelbrim Taipit dhe kroatit Mateo Kocijan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *