• |
ide | kryesore

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

1, 2, Ide
armand shkullaku


Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot në publik një bisedë në telefonat privatë, mes tij dhe gazetarit grek të Kathimerini, Pavlos Papadopoulos, për të krijuar idenë se gjithçka që po ndodh kohët e fundit në raportet mes Athinës dhe Tiranës, është pasojë e keqkuptimeve, moskomunikimit, fakteve të paverifikuara apo të vërtetave gjysmake.

Madje, edhe në reagimin e gjatë mbi mungesën e Shqipërisë në darkën informale të kryeministrit grek Micotaqis, Rama, pasi e lan dhe e lyen këtë të fundit duke e quajtuar “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar”, shton se të flasësh, të komunikosh dhe të deabtosh me miqtë është thelbi i politikës ndërkombëtare.

Pikërisht, duke u përpjekur ta zhvendosë këndin e krizës me Athinën nga krizë politike, në krizë komunikimi, Rama ka zhvilluar edhe bisedën me gazetarin grek, të tipit tallava: “numrin tat ma dha njoni”. Tallavaja është stili i Ramës, por mirësjellja e tepruar, në kufijtë e joshjes, kuptohet qartë që është e sforcuar për të fituar simpatinë e gazetarit. Dhe jo vetëm.

Sipas shprehjes që ka gjetur dhe po e përdor vend e pavend, “një fytyrë, një rracë”, për të relativizuar përgjegjësinë e tij në përplasjen e fundit me Greqinë dhe për ta paraqitur atë si një problem keqkuptimesh dypalëshe, e zakonshme për dy fqinjë ballkanikë, shprehje që ia kërkon edhe gazetarit grek të mos e harrojë, Edi Rama, nëpërmjet publikimit të bisedës tallava kërkon të hiqet si viktimë e konteksteve ballkanike dhe e fakteve të pavërteta.

Kryeministri, që gazetarëve shqiptarë refuzon t’u përgjigjet, i fyen, i bullizon apo edhe u shkruan, por me një gjuhë krejt tjetër nga ajo që përdor me Papadopoulosin, në komunikimin me këtë të fundit tregohet galant, i dashur deri në ëmbëlsi dhe modest deri në përulësi. Sepse duke e ditur peshën e gazetës Kathimerini dhe faktin se ajo është një media afër me qeverinë, ai kërkon t’i qaset publikut grek dhe mediave të tjera që përbëjnë opinion, jo si burimi i problemit por si një kryeministër “i lezeçëm”, pa ngarkesa nacionaliste, gati një vëllam me fqinjët e tij, që është i gatshëm të sqarojë rrethanat që kanë çuar në këtë keqkuptim.

Njësoj siç bëri kur i mbushi rrjetet e tij sociale me zemra, flamuj grekë e shqiptarë, me shprehje dëshpërimi për zjarret shkatërruese në Greqi dhe me vetofrimin për zjarrëfikëse e burime njerëzore. Gjithë këtë lojë, për ta vizatuar protretin e tij në opinion grek dhe europian, si liderin tolerant e bashkëpunues, që nuk i fryn zjarrit të urrejtjes, por i flet zërit të harmonisë. Ai nuk mban inate me mediat greke, as nuk është i zemëruar pse nuk e ftuan në Athinë. Ai i fton kryebashkiakët e Athinës e Selanikut të vijnë të protestojnë përsëri në Shqipëri. Sepse është demokrat, europianist dhe mbi të gjitha, siç i pëlqen të hiqet, një burrë shteti që e ndan drejtësinë nga politika.

Në thelb të kësaj strategjie komunikimi në qasjen ndaj krizës greke, qëndron tentativa për të bërë të besueshme se në rastin Beleri, drejtësia ka vepruar e pandikuar nga politika, dhe se ai vetë, është dorëjashtë nga gjithçka ka ndodhur.

Sjellja tolerante deri në përulësi ndaj çdo provokimi që ka ardhur nga Athina dhe roli i atij që bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe vazhdon dërgon zemra e zjarrëfikëse, janë përpjekje për të fikur një zjarr që Rama vetë e ndezi, pa menduar ndoshta seriozisht për pasojat që vinin më pas. Pasoja për të cilat sot, po harxhon frymë e shkronja, më shpresën se mund t’i neutralizojë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lapsi.al (@lapsi.al)

Ai mund t’i thotë Athinës zyrtare dhe Pavlos së Kathimerinisë se Shqipëria është një shtet ku drejtësia vepron e pavarur, por arkiva e afërt do ta tradhëtonte menjëherë. Për mbi një javë para zegjedhjeve të 14 majit, kryeministri i Shqipërisë sulmoi me gjuhën më të rëndë një kandidat për kryetar bashkie. Iu drejtua personalisht me një nëntekst të qartë kërcënimi. Fill pas kësaj, policia e shtetit përdori metoda si ato të sigurimit për të futur në kurth kandidatin e opozitës dhe prokuroria e Vlorës autorizoi arrestimin e tij. Një arrestim, që ndonëse nuk ishte në kushtet e flagrancës, u kujdes të realizohej si spektakël në mesnatë vetëm për të frikësuar votuesit e Himarës dhe atyre që pritej të vinin nga Greqia. Beleri fitoi zgjedhjet në 14 maj, por drejtësia “e pandikuar” nga politika e gjykon aq të rrezikshëm sa nuk mund të shoqërohet as për të bërë betimin.

Krehja që Rama po i bën Athinës dhe mediave greke, të cilave po u fal dashuri me zor, nuk i mbivendoset dot fakteve, që ai vetë thotë se i ka për zemër. Sigurisht mund të tërheqi vëmendjen momentale dhe të prodhojë mbase edhe një lloj debati brenda opinionit grek, por krizat serioze nuk zgjidhen sipas cirkut që funksionon në Tiranë, sa herë kryeministri dhe vartësit e tij kapen me presh në duar. Dhe meqë i shkruajti Pavlos me kaq entuziasëm për të shpjeguar çështjen Beleri, le t’u shkruajë edhe gazetarëve shqiptarë për inceneratorët, laboratorët, sterilizimet, abuzimet, vjedhjet dhe arrestimet.

©Lapsi.al


43 Comments

  1. “Mihali me thikë në gojë…”/ Deputeti i Berishës nxin Shqipërinë: Z.Briatore, Shqipëria s’është ajo e reklamave, këtu të vrasin e të marrin peng,Edmond Spaho

      1. Shkullak nesë ti përpiqesh të bësh një analizë false për të dalë në përfundime apo opinione që ke për Ramën unë kam mendimin që ti je një rryp daulle dhe një copë idioti sepse je nga Stropcka si dhe ashtu dua dhe të shikoj unë bazuar në surratin tënd të shpifur!

        1. Nji lexim perfekt i nji gazetari perfekt si Armand Shkullaku i lojès me fjalè dhe plot intrigè i gangsterit kryeministèr me gazetarin grek tè gazetès Katimerini.Kèsi intrigash perverze pèr imponim tè vetèpèlqyerjes dhe vetèbesimit i kemi parè edhe mè herèt nga nji ish kryeministèr i Maqedonisè sè Veriut qè tani gjendet nè egzil.Bravo Armand

          1. Shkullaku e ka qare si gjithmone.
            Te lumte shkullak
            Por, reagimi i fugshklymve eshte një tjeter konfirmim qe shkullaku ka qelluar në shenjë

        2. Aman o Shkullak rrace e sorroisteve e kane me ideologji ta lepijn mutin e tyre ta hane e tfryhen per hater te pushtetit, se kane per gje
          Se mos na thot kush sorroizma s’eshte ideologji.

  2. Rama eshte xhongler i fjales e i lloqeve por ne thelb Shqiperia nuk e ka problemin me gallatat e Rames, e as me shantazhet qesharake te Grekeve, por me dinjitetit e ligjit te shtetit me rastin Beleri. Autoriteti i shqiperise si shtet varet nga cilesia e drejtesise shqiptare ne kete rast. Europa u shpreh qarte kur tha se nuk nderhyjme ne proçesin ligjor e do presim rezulatatin e drejtesise shqiptare. Eshte ne testim shteti e jo pushteti i Rames sado i shpifur te jete.

    1. Ne vitin tashme te larget 1997, ishin greket ata qe rrezuan Berishen. Natyrisht te ndihmuar nga amerikanet dhe te tjeret, ama greket ishin ne vijen e pare te “frontit”. Aktualisht, Rama nuk ka relata fort te mira me amerikanet dhe relatat mund te shkojne edhe me keq nese fitojne republikanet ne USA e keshtuqe greket mund t’i kthehen prape vijes se pare te “frontit”. Rama, i cili nuk ka thuajse asgje pozitive ne karakterin e tij, eshte nje frikacak i lindur dhe i trembet shume asaj qe mund te ndodhe. Ai e di se perveç disa sufllaqexhinjve, nuk ka asnje te besueshem afer vetes. veliaj eshte i pari qe tenton t’i vere sterkembeshin dhe ai e di se po u rrezua, si i gjate qe eshte do vritet keq. Ky eshte thelbi (ose arsyeja kryesore) e qendrimit te tij me greket.

    2. Namut, i madh Rama sipas Shkullakut!
      Po kujdes Shkullak, sepse mund të të japi edhe ty ndonjë të krehur, se nuk ka besë ai.

  3. Mendoj se ka lidhje me mbiemrin e gazetarit për të ndërtuar fillim të ri komunikimi mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Athinës.

    Pavlos Papadopoulos, gazetari grek i medias së rëndësishme, më kujton Zonjën Alexandra Papadopoulos, e cila në vitet 2020-deri në qershor 2023 ka qenë Ambasadore e Greqisë në SHBA dhe prej qershorit është Zv/Ministre e jashtëme e Qeverisë Motsotakis, por edhe një figurë e respektuar gjatë qeverisjes së Kryeministrit të Greqisë…

  4. Gëzim e entuziazëm nga qarqe afër mazhorancës dhe pezm i madh, madje mërzitje të thellë në opozitë.

    Ndërkohë që Tritan Shehu shprehu shumë ashpër inatin e tij për zbulimin e naftës, mediat dhe gazetarët pranë Berishës, po tentojnë të hapin idenë se sado që të dalë naftë asgjë nuk do të fitojnë shqiptarët. Por a do ta bënin këtë nëse do të ishte Sali Berisha-kryeministër

    1. Fredi Boleris te rrije aty ku asht sepse asht mire.Hyri pak me vonese,por ma mire vone se kurre!
      Edvin Shkerdhrama asht lapanxhoz i pabese!
      Kanceri shqiptar asht Organizata Kriminale:Partia Socialiste e Shqiperise.
      Boleris asht vrases,armik I betuar i shqiptareve.Si Aleksander Kacifas.

  5. Surratpatate Shkullaku, mund të gënjesh neandertalët që ndjekim Berishën siç ndjekim lopet hamshorim që i shkërdhen, por nuk mund të gënjesh popullin Shqiptarë që ju jep ujë me bisht të lugës debilëve si puna jote. Atë zjarr nuk e ndezi Rama por Sali Berisha me Ilir Metën që kandiduan në emrin e tyre dhe grupimeve që përfaqësojnë një përson që djeg flamurin Shqiptarë, do të Helenizojë troje Shqiptare, dhe që ka vrarë me dorën e tij ushtarë të Shqipërisë. Ti me atë debilin tjetër, Bushatin, jeni thjesht jashtëqitje që çdo komb i ka.

  6. Ska faje ramebushtra….
    Faje kane prostitutat bushtrat kelyshe zboristesh ebunkeresh qe e votojne.,,
    Plus vemjet pa shtylle korrizore qe i shesin votat…
    Skeni pare gje akoma.
    Pusht milet.

    1. Dhe meqë i shkruajti Pavlos me kaq entuziasëm për të shpjeguar çështjen Beleri, le t’u shkruajë edhe gazetarëve shqiptarë për inceneratorët, laboratorët, sterilizimet, abuzimet, vjedhjet dhe arrestimet.

      i madh bushati

  7. Ate bythqirin grek, policia e arrestoi ne flagrance dhe ky talibani thote qe e futi ne kurth sigurimi.
    Dy nivele gjykatash e lane ne burg dhe ceshtja ende nuk eshte gjykuar. Prapseprap ky talibani thote qe eshte i pafajshem.

    Ca pret nga ky Hamza qe qihej ne byth per nje pjate me patate te skuqme kur ishte te koha jone. Ajo fjala per inat se time vjehre…. per kto lloj tipash ka dale.

  8. Bari ka ngjyrë blu-, tha gomari. Ai që i thoshte: E ke gabim, është i gjelbër -, dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste i lumtur për “fitoren”.

    Unë nuk kam dashur prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar.Per te gjithe shpellkaret mediatike e politike qe qarkullojne ne mjedisin e ndotur nga krye shpellkari malok e krimineli i Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha.Shiko videon o cecen

    1. O rus i zgjuar dhe anticecen, i paemer i ores 10:10. Video eshte me aktore o kurvice e Rames. Jo se mbeshtes Belerin se fati i tij nuk me intereson aspak. Biles mendoj se duhej denuar per masakren e Peshkepise te shume viteve me pare, por drejtesia nuk mund te kete format e Rame-Balluk-Veliaj-Ahmetaj etj. Po te ekzistonte video reale, do ishte paraqitur ne gjykate o hajvan i ramosur, nuk do e kishte dhene top qeni per te genjyer budallenjte si puna jote dhe e shokeve te tu qe shisni bythen per nje sufllaqe e te beni gojore per nje hamburger.

  9. e them qe nuk me pelqen Edi Rama si njeri por , per momentin politikan tjeter ne Shqiperi
    qe te krahasohet me te veshtire se gjen .
    mos harroni fjalen e vjeter te popullit se ” si eshte vendi behet kuvendi”.
    duhet ta pranojme se ku milet jemi “dime vetem me spiunu , vjedhe , share e vrare njeri tjetrin”
    atehere edhe politikanet skane si te jene ndryshe.

    1. E keqja eshte se ka shume mendjeshkurter qe mendojne si ti, ne rastin me te mire sepse e besojne vertete kete idiotesi dhe ne rastin me te keq se duan te justifikojne me paturpesi tezen kriminale se ky lideri global eshte me i miri nder te keqinjte.

      Ky eshte politikani me i korruptuar dhe antishqiptar qe kane pare keto troje, kjo eshte pak, por e sigurte.

  10. Zgjedhjet që vijnë pas një skandali të rënd publik të ish kryebashkiakut, edhe pse i inskenuar nga Sali Berisha, përsëri po kthehen në një gangrenë për opozitën, pasi njeriu që inskenoi shkatërrimin e karrierës së Gjiçit, Sali Berisha, tani është faktori kryesor që socialistët ta rimarrin përsëri Bashkinë.Ti e dashuron salihun o cecen

  11. deri tani në Shqipëri kanë hyrë 7 milion turistë dhe nëse ata kanë paguar secili rreth 500 euro gjatë qëndrimit në Shqipëri që është një shifër minimale, ata I kanë lënë Shqipëirsë 3.5 miliard euro, aq sa është buxheti I shtetit.

    Nuk ja kanë lënë Edi Ramës, as tatimeve. Ua kanë lënë shqiptarëve në xhepat e tyre . Pak prej këtyre merr dhe qeveria.

  12. Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimit të Tiranës dhe transformimit të Piramidës.

    Në artikull evidentohet nisma e bashkisë se Tiranës për ta kthyer atë që dikur ishte muzeu i diktatorit Hoxha në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan, ku fëmijët do të mund të mësojnë kodim.

  13. Shikoni! Saliu ju humbi ketyre Andit dhe Shkullakut por edhe shume te tjereve, fytyren e tyre te vertete te familjes se fisit! I beri qenije te peshtira qe flasin nje gjuhe ate te urrejtjes! I c’beri si njerez u futi urrejtjen ne vend te dashurise i beri si qenije nga mesjeta primitive!Kam njohur familjen e Mandit nga te dyja anete edhe te te jatiit dhe te se jemes! Njerez te mire te ndershem! Por si ndodhi qe shkullaku mandi u be i tille nje qenije e perbuzur fshatari njelloj si Saliun!

  14. gjesti I një torollaku që shkon e heq kurorat dhe I hedh në anë të rrugës, pasi I duket sikur Benet Beci I ka vrarë gjyshin. Babi i Benet Becit ishte një akademik i djathtë që ruante gjuhën shqipe. Nuk ka ndonjë lihje me krimet e komunizmit. Sali Berisha ka qenë Sekretar partie dhe ka internuar një mjeke dhe është përfshirë profesionalisht si mjek në dëmtimin e një të dënuari politik.Ka kohe qe mandi eshte shdukur,kush e di te na njoftoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *