• |
ide | kryesore

“Faleminderit Zotit që ekziston VAR”: Zekic ndihet me fat, pas humbjes në Astana që mund të ishte goleadë

-Instant, Sport
Astana


“Astana na vuri nën shumë trysni, sulmoi në mënyrë të rrezikshme. Po, unë mund të them se sot ishte një rezultat i mirë për ne”. I sinqertë tekniku i Partizanit, Zoran Zekic, pas 1-0 në vajtjen e playoff, në transfertën e Kazakistan. Të kuqtë shpëtuan mirë me një gol, sepse tre herë VAR ndërhyri për t’i shpëtuar nga nisja e topit nga mesi i fushës. E kroati nuk heziton ta pranojë, me një ikonike : Faleminderit Zotit që ekziston VAR”.

Zekic i kthehet pastaj ndeshjes, që nuk ishte ajo që duhej sidomos në 45 minutat e para. Në fakt, të kuqtë ishin shumë të tërhequr në kontraste dhe lejonin kazakët të bënin ctë donin me topin. “Kishte probleme të dukshme në pjesën e parë. Por skuadra shpreson që rezultati do të jetë më i mirë në Tiranë”.

Lexo më tej: Video/ Astana shënon katër herë, tre i anullohen: Partizani i falet VAR-it, por kthimi është i vështirë

Zekic megjithatë nuk heq dorë nga ëndërra për të shkuar në grupet e Conference League për herë të parë në historinë e Partizanit: “Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë, ndaj nuk do flas për përqindjet apo shanset që kemi. Unë mund të them se Astana është kundërshtari më serioz ndaj të cilit kemi luajtur në kompeticionin europian. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të kem në dispozicion edhe ata lojtarë që janë të dëmtuar aktualisht”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *