• |
ide | kryesore

Video/ Ballkani hakmerret për Partizanin, përmbys BATE Borisov me poker dhe sheh grupet

-Instant, Sport, Video
BATE



Një hap larg rikthimit në grupe. Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë në Conference League, pas 4-1 me përmbysje ndaj BATE Borisov. Ilir Daja hakmerret kështu për ish-skuadrën e tij Partizanin, të eliminuar në raundin e parë të Champions nga bjellorusët. Përplasja e dytë me një ekip shqiptar nuk ka qenë e lumtur për BATE, që pas avantazhit fillestar ka pësuar pokerin e kosovarëve në Prishtinë.

E të mendosh që gjërat nuk u dukën mirë në fillim, kur Ballkani e pa veten në disavantazh pas pak minutash lojë. Bjellorusët kaluan përpara në minutën e 10′ me Laptev, por kampionët e Kosovës rritën lojën dhe rikthyen ekuilibrin që në pjesën e parë. Jashanica në minutën e 31′ barazoi shifrat, ndërsa pjesa e dytë ishte me sens unik.

Lexo më tej: Video/ Struga ndalet nga trarët, Duro mundet në shtëpi dhe komplikon kualifikimin: rezultate befasuese në playoff

Ballkani sulmoi dhe krijoi raste radhazi, duke gjetur dy herë rrjetën me Tolajn. Daja e kuptoi që mund të mbyllte historinë që në Prishtinë dhe kërkoi një sforco nga të tijtë. Thaçi në minutën e 89′ fiksoi pokerin, duke afruar skuadrën e tij një hap larg kualifikimi. Në fushën asnjëanëse, në kthim, Daja e Ballkani duhet vetëm të menaxhojnë situatat e do të jenë për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League.

Europa Conference League Qualification

Osasuna 1-2 Club Brugge
AZ Alkmaar 1-1 Brann
Ballkani 4-1 BATE Borisov
Hearts 1-2 PAOK FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *