• |
ide | kryesore

Video/ Struga ndalet nga trarët, Duro mundet në shtëpi dhe komplikon kualifikimin: rezultate befasuese në playoff

-Instant, Sport, Video
Struga



Kishte optimizëm, shumë ndoshta, por këtë herë në mes u përfshi edhe fati. E fatkeqësisht ai nuk ishte në anën e të besuarve të Shpëtim Duros. Struga është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Breidablik në stadiumin e Ohrit, në ndeshjen e parë të playoff të Conference League. Vendosi goli i shënuar në minutën e 35′ nga Gunlaugson. Kampionët e Maqedonisë tentuar të rikuperojnë, por u ndalën nga shtylla e traversa. Tani misioni bëhet i vështirë, por jo i pamundur, sepse Struga duhet të shkojë të fitojë në Islandë.

Që nuk ishte pasditja e duhur u kuptua më mirë në të 28′ kur goli i Shabanit u anulua për një prekje me dorë. Gunlaugson pastaj e bëri të përpjetë ndeshjen, duke realizuar 1-0 në minutën e 35′. Në pjesën e dytë, në shtesë madje, Struga mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Vangjel Zguros.

Nuk kanë munguar goleadat në vajtjen e playoff të Conference League, por edhe rezultatet befasuese. Ferencvaros shkatërroi 0-4 Zalgiris, ndërsa bën zhurmë 5-0 me të cilën Nordsjaelland bëri copë copë Partizanin e Beogradit. Edhe Maccabi Haifa (4-1 Celje) e Fenerbahce (5-1 Twente) mund të festojnë që tani kualifikimin. Besiktas, që eliminoi Tiranën në raundin e dytë, fitoi ndaj Dinamo Kiev 2-3 me asistin final të Rashicës. Në Vienë rrëzohet edhe Fiorentina, që zëvendësoi në turne Juventus, e mundur 1-0 nga Rapid.

Lexo më tej: Video/ Astana shënon katër herë, tre i anullohen: Partizani i falet VAR-it, por kthimi është i vështirë

Europa Conference League Qualification

FC Astana 1-0 Partizani
Tobol Kostanay 1-2 Viktoria Plzen
FK Struga 0-1 Breidablik
Zalgiris Vilnius 0-4 Ferencvaros
FC Nordsjaelland 5-0 Partizan Beograd
Dynamo Kyiv 2-3 Besiktas
FCV Farul Constanta 2-1 HJK Helsinki
Fenerbahce 5-1 FC Twente
Levski Sofia 1-1 Eintracht Frankfurt
Maccabi Tel Aviv 4-1 NK Celje
Rapid Wien 1-0 Fiorentina
Sepsi OSK 2-2 Bodo/Glimt
FC Midtjylland 3-3 Legia Warszawa
Genk 2-1 Adana Demirspor
Gent 2-0 APOEL Nicosia
Lille 2-1 Rijeka



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *