• |
ide | kryesore

E bujshme, Rubiales kundër të gjithëve: “Nuk dorëhiqem, puthja me Hermoso si puthja me vajzën time”

-Instant, Sport
Rubiales



E bujshme në Spanjë. Ndryshe nga sa parashikohej, presidenti i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, njoftoi se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen. Një vendim i papritur, pavarësisht procedimeve disiplinore të hapura nga FIFA ndaj tij për puthje në buzën me Jenni Hermoso, në fund të finales fitimtare të Kupës së Botës për femra. “Unë nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen – përsëriti Rubiales pesë herë gjatë konferencës që pasoi asamblenë e jashtëzakonshme të RFEF -. Kam patur shumë presion. Ndoshta të hënën do të gjejnë formulën për të më përjashtuar, por unë kam ndërmend të mbrohem dhe të luftoj deri në fund”.

“Ky është organizmi që më zgjodhi dhe këtu duhet të jap shpjegimet e mia – filloi fjalën e tij Rubiales -. Më duhet t’ju falënderoj për të gjitha mesazhet e urimit që kam marrë për fitoren e Spanjës. Më duhet të kërkoj falje për atë që ndodhi në skenën në Sidnej, në një moment euforie, në të cilën humba kontrollin. I kërkoj falje familjes mbretërore dhe kujtdo që u ndje i ofenduar nga një gjest i papërshtatshëm. Nuk dua të justifikoj veten. Por ishte një puthje pa dominim, sikur t’i ishte dhënë vajzës sime”.

Lexo më tej: Presidenti i Federatës spanjolle Rubiales njofton dorëheqjen: pas skandalit të puthjes, edhe FIFA nis hetimin

Numri një i Federatës më pas vazhdoi të përshkruajë ngjarjen e inkriminuar: “Ishte spontane, reciproke dhe konsensuale. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjitha lojtaret dhe jetuam momente shumë afektive në këtë grumbullim. Sapo erdhi Jenni, më ngriti në krahë dhe kur më lëshoi u përqafuam. I thashë të harronte penalltinë (e gabuar në finale, red), se kishte qenë fantastike. Ajo më tha që jam i madh dhe ndodhi”.

KËRCËNIMET E RUBIALES

Më pas Rubiales kaloi në kundërsulm: “Feminizmi i rremë nuk kërkon të vërtetën. Përpiqet të vërë medaljen në qafë dhe të mendojë se po bëjmë përparim. Ata nuk kujdesen për njerëzit. Disa politikanë e kanë cilësuar këtë akt si dhunë seksuale. Një gjest pa pëlqim, një agresion… Këta njerëz po përpiqen të më vrasin publikisht dhe unë do të mbrohem si të gjithë spanjollët në gjykatë. Do të marr masa ligjore ndaj këtyre njerëzve. Ata kanë insistuar shumë mbi sensacionalizmin e feminizmin fals, shtypi do të vazhdojë të më vrasë, por e vërteta është e vërtetë. Ata mund të vazhdojnë me këtë fushatë, por thellë në zemrën time nuk më intereson”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *