• |
ide | kryesore

Ish-portieri i Inter, Pagliuca rindez polemikat: “Si mundem të mos jem anti-juventin?”

-Instant, Sport
Pagliuca


Nuk qetësohen polemikat lidhur me vendimet e arbitrave të marra gjatë ndeshjes Juventus-Bologna. Gianluca Pagliuca foli në mikrofonat e Quotidiano Sportivo. Ish-portieri i Inter dhe i kombëtares italiane nuk përdori fjalë diplomatike: “E rrëfej se pasi goli i Vlahovic u anulua me të drejtë për shkak të pozicionit jashtë loje të Rabiot, mendova: në mundësinë më të vogël për t’i dhënë një avantazh Juventus, Di Bello do ta bëjë. Por ajo penallti e mohuar është një gjë makroskopike”.

PAGLIUCA, ME JUVEN ËSHTË NJË HISTORI E VJETËR

Ish-portieri nuk e ka problem ta pranojë, se mllefin me bardhezinjtë e ka që nga kohët kur luante në fushë. Pagliuca ishte portieri zikaltër në penalltinë e famshme të Ronaldo, që nuk u akordua pas faullit të Iuliano. “Po, për sa më përket mua është një histori që e bart me vete prej 25 vitesh. Pastaj thonë: Pagliuca e ka me Juven, është një anti-juventin”.

Lexo më tej:Penalltia e mohuar Bolonjës, Rocchi mban premtimin: audio Di Bello-VAR do të bëhet publik

“E pashë mirë unë, ranë bashkë”: kjo është fjalia, sipas rikonstruksionit të Repubblica, e thënë nga Marco Di Bello në pankinat e Juventus dhe Bologna pas kontaktit mes Iling-Junior dhe Ndoye. Sidoqoftë është një rast moviole që ndezi zemërimin e klubit kuqeblu, me protesta që vazhduan edhe pas ndeshjes. Corriere dello Sport tregoi për një diskutim shumë të nxehtë jashtë dhomës së zhveshjes. Di Bello e CEO kuqeblu Fenucci u përballën për më shumë shpjegime. Edhe presidenti Joey Saputo gjithashtu u raportua si shumë i zemëruar, por nuk hyri në dhomën e zhveshjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *