• |
ide | kryesore

Përplasjet për zgjerimin/ Tallet sërish Rama: Më mirë në autobusin e BE se në një avion rus

Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjerimin



Komisioni Europian kundërshtoi propozimin e kreut të Këshillit Europuian, Charles Michel për zgjerimin e unionit në 2030-ën. “Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, – tha zëdhënësja e KE-së. Ajo nënvizoi se Michel nuk u konsultua me Von der Leyen për deklaratën e bërë në Bled të Sllovenisë. Pas këtyre përplasjeve ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka ironizuar deklaratën e Komisionit Europian duke e paralelizuar pro-evropianizimin e vendeve të rajonit me vrasjen e ish-liderit të Wagner.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale të punëve të jashtme, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NË BE” -shkruan Rama në Twitter.

“Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proçes”. Nëpërmjet kësaj deklarate ditën e martë zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat tregoi se nuk ndan propozimin e Presidentit të Këshillit, Europian Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. /LAPSI.al

LEXO ME SHUMË: Përplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për zgjerimin në 2030-ën



9 Comments

  1. Edhe ne ca avjoni? Illushin! OMG!

    Vejeni mor ato Ilat tek aeroporti i Rinasit.

    Thuaji Kastratit Rame t’i ekspozoje ato si preh lufte.

    Bashke me nendeteset ne Vlore. Qe t’ja heqim fare trunin Ruseve.

    Do vijne ne Shqiperi prej inatit.

    Pastaj ne do t’i bejme bythe me raki dhe… KO!

  2. Thotë ca shprehje ky qerata , me brirë të huazuara nga Putana dhe Vuçiiçi , si dhe me parat e xhvatura nga mjeranët shqiptar , që i këput telat e bythës BE-së , mbasi autobuzin e shqiptarëve , ka 10 vjet që po e zvarrit drejt greminës dhe pret t’a qasin në BE këtë kryebandit . S’ke ç’i bën , i flet kartela e psikozës dhe full droga , por të shohim shqiptarët kur do t’a marrin seriozisht për të ndalur rrokullimën e autobuzit në greminë .

  3. Kur i thua tjetrit “qerata” kjo nje eshte shprehje e paster dashurie dhe adhurimi.

    Mos fol me shume… mor qerata! Se na e ngrefe!

  4. Rama eshte i qarte ne pakenaqesine e tij ndaj Europes qe nuk deshiron te pranoje Shqiperine ne gjirin e saj. Duhet falenderuar per sinqeritetin e tij! Kam pershtypjen se ne opsionet e tij Europa eshte njera mundesi nga mundesite e tjera qe sjell jeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *