• |
ide | kryesore

Mbajtën peng 20-vjeçarin dhe i kërkuan para, prangosen 2 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në kryeqytet. Shtetasit A.M., 39 vjeç dhe A.D., 37 vjeç kishin marrë peng një shtetas 20-vjeçar në një lokal në Tiranë dhe i kërkonin para. Të dy personat që mbajtën të riun peng kanë një biznes të makinave me qira. 20-vjeçari kishte marrë një makinë me qira prej tyre dhe kur e ktheu mbrapsht, automjeti kishte një gërvishtje.

I riu kishte paguar 500 euro por dy pronarët kërkonin më shumë dhe e mbajtën peng 20-vjeçarin në një lokal në kryeqytet. Më pas forcat e policisë pas njoftimit kanë ndërhyrë duke prangosur 2 autorët e rrëmbimit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë
I hoqën lirinë një shtetasi dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, shtetasit K. L., 20 vjeç, dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *