• |
ide | kryesore

Nuk morën dot pasaportën shqiptare, Bushi humbet tre lojtarë: ndryshon lista e Kombëtares U-21

-Instant, Sport
Bushi



Alban Bushi humbet tre lojtarë, por jo për cështje dëmitmi, por pasaporte. Kombëtarja shqiptare U-21 nisi sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve që janë në program për muajin shtator. Kuqezinjtë e rinj do të luajnë ndaj Armenisë në transfertë më 8 shtator, dhe ndaj Rumanisë në ‘Elbasan Arena’ më 12 shtator. Dy kualifikueset janë të parat e rrugëtimit të U21 drejt Kampionatit Europian 2025.

Departamenti i Komunikimit në FSHF shton se tre prej futbollistëve të ekipit kombëtar U-21, nuk janë pajisur ende me pasaporta shqiptare. Bëhet fjalë për Enis Asani, Arlind Rexhepi dhe Edon Pruti, çka mund të shtyjë edhe debutimin e tyre në radhët e Kombëtares U-21.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Elmando Gjini, mbrojtës i ekipit të Genoa në Itali dhe Rei Pecani, mesfushori i Skënderbeut. Një ndryshim që tekniku Bushi të ketë në dispozicion një grup të plotë. Me ekipin, ndërkohë, nuk do të udhëtojë mesfushori Leandro Frroku, për shkak të një dëmtimi.

Lexo më tej: Pajaziti “Demollari” i ri, Simoni u pikas nga skauti më i mirë i Eintracht: Bushi zbulon talentet kuqezi U21

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli tre ditë më parë edhe listën me 23 emrat e lojtarëve. Kombëtarja, për këto dy sfida të rëndësishme, do t’i zhvillojnë përgatitjet në Stamboll të Turqisë. Ndeshja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë ajo kundër Armenisë më 8 shtator, në ora 19:00. Ndërsa takimi tjetër do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *